Stil dhe Imazh

Trendet e bukurisë për vitin 2017, sipas Pinterest

Nga: Pikkom

Data 24-02-2017

Pinterest-i është burimi të cilit i drejtohemi herë pas here për t’u frymëzuar nga stili, për të gjetur receta të shëndetshme, apo për të mësuar mbi mënyrat më të reja për të ndërtuar muskuj. Dhe gjatë 2016-ës kemi parë gjithçka, duke filluar nga streçet e yoga-s e deri te makeup-i prej njëbrirëshi. Por ndërkohë Pinterest po investon shumë kohë në trendet e vitit 2017. Tashmë mund t’i hidhni një sy Pinterest 100 board, i cili nënvizon trendet më të mirëpritura të këtij viti.

Pra çfarë parashikohet të jetë trend në Pinterest në vazhdimësi? Vetullat kryesojnë listën, sigurisht. Por në vend të guidave që tregojnë si t’i mbushni me ngjyrë ato, njerëzit po preferojnë mënyrën më të re, të ashtuquajturën Microblading. Në vijim ju sjellim trendet më të famshme që do të sundojnë 2017-ën.

Microblading

unnamed

Nëse mendonit që trendi i vetullave do të kishte dalë nga qarkullimi në vitin 2017, mendohuni edhe një herë. Ky pin tregon rezultatet para dhe pas një trajtimi microblading. Është një mënyrë jetëgjatë për të përftuar vetulla të plota dhe natyrale.

Shalli për flokët

Kur flokët nuk ju binden, lidhni një shall në kokë. Pinterest parashikon që ky stil flokësh do të jetë i famshëm më shumë se kurrë gjatë vitit 2017.  

khăn-choàng-1

Skuqje natyrale për buzët dhe faqet

Skuqja e buzëve është ndoshta trendi më interesant i industrisë kozmetike, por ka shumë mënyra për ta bërë vetë. Sipas Pinterest, mbi 2 milion përdorues të rrjetit kanë ruajtur pin që lidhen me këto produkte në veçanti.

Fijet prej hiri

2016-ta ishte viti i ngjyrës së argjendtë dhe i fijeve. 2017-ta do t’i bashkojë në atë që quhet flokë me fije të hirta.  

Thonjtë prej kromi

Ky pin tregon sa të mrekullueshëm janë thonjtë me manikyr prej kromi. Këto pasqyra të vogla do të zëvendësojnë trendin e thonjve në formë qivuri.

f54aaa12be57e7709a8a702f4c6fb96b 

Maskat e fytyrës prej qymyri
pjata

Në Pinterest, DIY është mbreti. Qoftë një maskë për fytyrën, apo model për flokët, përdoruesit i duan këto guida në listat e tyre. Qymyri është një përbërës interesant në fushën e bukurisë. Pluhuri i errët është i mirë për të përthithur yndyrën e tepërt të lëkurës. Ky pin i famshëm përdor një miksim të allçisë, qymyrit dhe çajit matcha.

 

Makeup ndarës i qepallës së syrit

maxresdefault

Ky trend në makeup po bën famë në Instagram. Dhe këto tutoriale gjenden në masë edhe në Pinterest. Mendojeni si një teknikë konturimi për qepallat.

Burimi: www.self.com