Stil dhe Imazh

Trendi i thonjve me tel do jua heqë trurin

Nga: Pikkom

Data 15-02-2017

Në të shkuarën kemi parë shumë trende mbresëlënëse për thonjtë, por ky vit po shenjon fillesat e një të riu akoma dhe më mahnitës.

Thonjtë me tel tashmë ekzistojnë dhe ne i duam shumë.

Eun Kyung Park, një specialiste manikyri nga Seuli dhe fanse e rock-ut është përgjegjësja për këtë super shpikje. Nëse emri i saj ju ngjan i dëgjuar, ka shumë mundësi të kujtoni edhe shpikjen e saj të mëparshme, atë të thonjve prej xhami të thyer.

sub-buzz-4977-1485276379-10

Por le t’i kthehemi thonjve me tel.

Këta aksesorë kaq të pazakontë mund të shoqërohen me llak të padukshëm thonjsh. Teli mund të përdoret edhe për të konturuar thonjtë. Sido që të jetë, ky trend është ëndrra e çdo minimalisteje. Për të mos përmendur më pas format abstrakte të frymëzuara nga Picasso. Ideja e këtij manikyri të thjeshtë erdhi nga krijimi i sinjaleve të neonit.

Pra, llakun e kemi vënë por tani na duhen telat sipër!

Burimi: www.buzzfeed.com