Teknologji

Turbinat e reja të tajfunëve mund të furnizojnë Japoninë me energji për 50 vite

Nga: Pikkom

Data 29-09-2016

Tajfunët përgjithësisht shkatërrojnë në masë, por një inxhinier japonez ka zhvilluar një turbinë të re, e cila mund të përthithë energjinë e jashtëzakonshme të këtyre stuhive dhe ta kthejë në energji të dobishme. Nëse ka të drejtë, një tajfun i vetëm mund ta furnizojë Japoninë me energji për 50 vite.

Atsushi Shimizu është krijuesi i turbinës së parë për pritjen e tajfuneve, një pajisje shumë e fortë në formë vezake, e cila jo vetëm që i reziston fuqisë së tajfunëve, por e konverton atë në energji të përdorshme. Llogaritjet e Shimizu tregojnë që një pjesë e konsiderueshme e turbinave të tij mund të kapin mjaftueshëm fluks tajfunësh sa për të furnizuar Japoninë me energji për 50 vite.

challenergy

Duke qenë se Japonia aktualisht po përballet me ndërprerje të energjisë elektrike, problem ky që filloi në vitin 2011 me katastrofën Fukushima, kjo zgjidhje duket mëse e arsyeshme. Siç edhe shprehet Shimizu për CNN, “Japonia aktualisht ka më shumë panele ajrore se diellore, por thjesht nuk përdoren si duhet.”

Shimizu ka të drejtë. Japonia ka përjetuar gjashtë tajfunë vetëm këtë vit. Shimizu, themeluesi i firmës Challenergy, beson që Japonia ka potencialin për t’u shndërruar në “superfuqi të erës”

Turbina e tajfunëve ndryshon nga turbinat e zakonshme në dy aspekte të rëndësishme. Ajo punon me bosht të gjithanshëm, i cili e lejon pajisjen t’i rezistojë drejtimit të panjohur të erës dhe shpejtësia e teheve mund të përshtatet, duke sigururar që ato të mos shkëputen apo të dalin jashtë kontrollit gjatë një stuhie.

prototip-funksional

Testimet mbi një prototip treguan rreth 30% efiçencë, e cila është rreth 10% më e ulët se efiçenca e turbinave me helika. Diferenca, sigurisht, është që turbinat e Shimizu mund t’i mbijetojnë një stuhie. Në vitin 2013, tajfuni Usagi shkatërroi tetë turbina konvencionale dhe dëmtoi tetë të tjera.

Një prototip funksional u instalua pranë Okinawa në fillim të kësaj vere dhe hapi i radhës është testimi i pajisjeve në kushte të një ere shumë të fortë. Gjithçka nevojitet tani është një tajfun.

Nuk është ende e qartë ku do të kanalizohet energjia hyrëse dhe nëse do të dërgohet menjëherë në rrjetin elektrik apo do të ruhet në bateri të mëdha (bateria e madhe e Teslës është alternativa e parë).

Burimi: www.gizmodo.com