Stil dhe Imazh

Vaji i farave të shalqinit për një lëkurë fantastike

Nga: Agroweb

Data 22-08-2016

Vaji i farave të shalqinit është përdorur tradicionalisht në kozmetikë. Është një vaj plot vlera që përthithet nga farat e këtij fruti të jashtëzakonshëm. Metoda e huazuar nga Afrika Perëndimore ka sjellë në jetë një vaj esencial të lehtë që e ushqen lëkurën në mënyrë fantastike. Këtë vaj esencial e gjejmë në shumë produkte bukurie. Farat e shalqinit janë të mëdha dhe shumëngjyrëshe kryesisht në variantin e të zezës. Ato janë plot me vlera dhe me minerale, të cilat automatikisht kalojnë tek vaji që përthithet prej tyre.

Si nxirret vaji i farave të shalqinit?

Farat e shalqinit duhen tharë në mënyrë që përmbajtja ujore në to të jetë sa më e pakët. Më pas farat shtypen dhe nxjerrin një vaj ngjyrë të verdhë. Kjo është metoda më e thjeshtë dhe më e shëndetshme për të marrë vajin që nuk ka asnjë elementë artificialë në përmbajtjen e tij. Vaji është i pasur, natyral dhe organik.

Vaji i farave të shalqinit ka veti terapeutike dhe shëruese

Ai shërben për të ushqyer dhe mbajtur të lëmuar lëkurën, si atë të yndyrshme ashtu edhe atë të thatë. Tek lëkura e yndyrshme, vaji i farave të shalqinit ul nivelin e yndyrës duke e shpërbërë atë. Si rrjedhojë, lëkura duket më e thatë pas aplikimit të vajit dhe shpërlarjes me ujë të bollshëm. Lëkurat e yndyrshme kanë tendencën të formojnë shumë akne dhe vaji i farave të shalqinit është një mënyrë natyrale për parandalimin e tyre.

Vaji në fjalë u vjen në ndihmë edhe njerëzve me lëkurë të thatë e të irrituar ose ata që vuajnë nga ekzema. Mjafton ta përdorni në zonën e irrituar dhe vaji do ta zbusë menjëherë atë. Vaji i farave të shalqinit është një përbërës me erë të mirë që e gjeni në të gjitha produktet e flokëve. Nëse keni skalp dhe flokë të yndyrshëm mos hezitoni ta aplikoni direkt dhe ta shpërlani me ujë të bollshëm.

Vaji i farave të shalqinit ka një jetëgjatësi shumë vjeçare falë kapacitetit të shkëlqyer si anti-oksidant. Duke qenë i tillë, atë mund ta aplikoni direkt mbi lëkurë. Kur qelizat e lëkurës ushqehen me antioksidantë, atëherë ato janë në gjendje të përballen me sukses me radikalet e lira dhe agjentët oksidues në mjedisin që na rrethon.

vaji i farave te shalqinit

Vaji i farave të shalqinit është i pasur me vitaminë E. Nëse e aplikoni mbi lëkurë ose e konsumoni, sistemi i juaj shëndetësor do të përmirësohet nga përthithja e vitaminës E, që përmirëson sistemin imunitar dhe shërben si antioksidant i fuqishëm.

Aplikimi i këtij vaji në lëkurë lufton plakjen. Ai ushqen direkt lëkurën dhe parandalon dëmet e shkaktuara nga radikalet e lira. Vaji i farave të shalqinit përdoret edhe në masazhet detoksifikuese. Ai është i lehtë dhe përthithet shpejt nga lëkura. Mund të përdoret edhe për masazh edhe tek fëmijët. Masazhet me vaj të ngrohtë pastrojnë lëkurën dhe e detoksifikojnë atë por edhe e shërojnë nga inflamacionet.

Nga ana tjetër, ky vaj përzë bakteret dhe krimbat nga zorrët. Ai gjithashtu ndihmon trupin duke stimuluar urinimin dhe si rrjedhojë duke larguar toksinat dhe parandaluar formimin e gurëve në veshka. Për më tepër, vaji i farave të shalqinit mbron mëlçinë nga dëmet e shkaktuara nga substancat toksike.

Ngjyra dhe aroma

Vaji i farave të shalqinit është në ngjyrë të verdhë. Ka një aromë thuaj arrore. Njerëzit në shkretëtirën Kalahari e kanë përdorur këtë vaj për gatim, por jo të gjithë e bëjnë këtë. Disa industry të kozmetikës e përdorin atë për produkte, kremra dhe sapunë kryesisht për fëmijë dhe të rritur.

Burimi: www.agroweb.org