BUZZ

Vendi perfekt për të kaluar pushimet e kësaj vere sipas shenjës tuaj të horoskopit

Nga: Pikkom

Data 29-05-2017

Kujt i duhet imagjinata kur shenja juaj e horoskopit bën punën më të madhe për ju?

Ne të Pikkom e vlerësojmë horoskopin dhe që tani po bëjmë plane serioze për pushimet. Ndoshta jo detyrimisht në këto destinacione por le të themi që mund t’ju ndihmojnë t’i afroheni destinacionit të përcaktuar me zgjedhje më racionale për ju.

Asnjë nuk do të donte të futej në borxhe të jashtëzakonshme për një palë pushime ndaj këto referenca le të shërbejnë si nxitës të ideve tuaja më me këmbë në tokë.

Dashi– Maui, Hawaii

Dashi do të jetë i zënë gjithnjë. Ka shumë energji dhe dashuri brenda vetes. Dashi është shenjë e zjarrit dhe ka nevojë për stimulim të vazhdueshëm për të mos përfunduar i mërzitur. Dhe nuk bëhet fjalë për një ngjitje majash.

Një vend si Maui, Hawaii, ku mund të notojë dhe të festojë çdo natë. Madje edhe një vizitë vullkanesh me aeroplan nuk do të ishte keq.

Demi– Sayulita, Meksikë

Demit i pëlqen një pushim në kuptimin e parë të fjalës. Duan të hanë mirë, të jenë në paqe dhe qetësi me veten e tyre. Ata kanë nevojë për një destinacion që stimulon të gjitha ndjesitë e tyre pa e tepruar shumë pasi në të kundërt u prishet ekuilibri.

Bën mirë të konsiderojë destinacionin e Meksikës ose diçka të ngjashme. Demit i pëlqen rehatia e personalitetit të vet.

Binjakët– Romë, Itali

Binjakët kanë nevojë për një destinacion që u ofron mundësinë të njohin njerëz të ndryshëm dhe me të cilët të mund të shoqërohen. Ata i dashurojnë udhëtimet dhe do të udhëtonin në gjithë botën nëse do të mundeshin.

Një qytet i madh në një shtet të huaj mund të jetë Roma. Ka shumë gjëra që mund të bëhen në Romë, ndër të cilat përfshihen të socializuarit me njerëz të rinj dhe të shijuarit të jetës së natës.

Gaforrja– Montauk

Gaforrja e do shumë shtëpinë e vet dhe është shumë e vështirë t’i nxjerrësh nga zona e tyre e rehatisë. Pushimet ideale për ta përfshijnë të qendruarit në shtëpi me gjërat familjare, por nëse vendosin të udhëtojnë, do të preferonin ta bënin me një rreth të ngushtë miqsh ose pjesëtarë të familjes.

Gaforrja është shenjë e ujit kështu që një qytet bregdetar ku mund të gjejnë një shtëpi për ta ndarë me të dashurit e tyre si Montauk, New York është një opsion fantastik.

Luani– Kairo, Egjipt

Për Luanin gjithçka duhet të jetë e madhe dhe e mrekullueshme. Një udhëtim në Kairo, Egjipt ku mund të kalërojnë në shkretëtirë dhe të vishen bukur, do të ishte një zgjedhje perfekte që ata të mund të çlirojnë faraonin brenda tyre.

Kairo gëlon nga jeta e natës, ku Luani mund të japë më mirën e tij.

Virgjëresha– Marakesh, Marok

Një fakt i njohur pak në lidhje me Virgjëreshën është që udhëhiqet nga planeti Mërkur, i cili përfaqëson komunikimin, udhëtimin dhe teknologjinë. Ata duan të mësojnë dhe të ndajnë njohuri me njerëz. Ata duan të udhëtojnë në vende që nuk i kanë parë më parë dhe priren të programojnë çdo minutë të udhëtimit.

Maroku është destinacioni perfekt për një Virgjëreshë, duke qenë se është i pasur me histori dhe një sërë aktivitetesh për t’u kryer, si vizitë në ujëvarën Ouzoud Falls ose në Kopshtin Sekret të Marakeshit.

Peshorja– Paris, Francë

Peshorja ka nevojë për një destinacion romantik, të kënaqshëm estetikisht dhe të shtrenjtë, ose që të paktën të duket i shtrenjtë duke qenë se udhëhiqet nga Venusi, planeti i dashurisë dhe parave. Parisi nuk do mend që është destinacioni i duhur. Edhe nëse gjendet e vetme, ka shumë mundësi të përfundojnë duke njohur dikë rrugës për në qytetin e dashurisë.

Akrepi– Ishulli Yandup, Panama

Akrepi është shenjë e ujit që e do shumë privatësinë e vet, kështu që një destinacion pranë ujit për të qetësuar emocionet e tij të zjarrta dhe për t’i lejuar pak hapësirë për t’u shkëputur nga stresi i jetës në vetmi, është perfekt.

Provoni njëherë destinacionin e Ishullit Yandup në Panama ose diçka të ngjashme.

Shigjetari– Udhëtim rruge nëpër vende të ndryshme

Nëse mendoni që një destinacion i vetëm mjafton për të plotësuar pushimet e tyre, kjo do të thotë që nuk keni njohur kurrë një Shigjetar. Ata janë të paetur për udhëtime.

Zgjedhja më e mirë për ta është një udhëtim nëpër vende të ndryshme, duke ndaluar rrugës nëpër koncerte apo evente po aq interesante. Madje do t’ju sugjeronim një udhëtim me çantë shpine nëpër Europë.

Bricjapi– Shën Petersburg, Rusi

Bricjapët duan që pushimet të jenë një reflektim i tyre, si elegante dhe klasike. Ata kanë shije të shtrenjta dhe kërkojnë gjithnjë më të mirën. Jo detyrimisht u duhen pushime në bregdet gjatë verës. Ata kanë nevojë për diçka më luksoze se aq.

Shën Petersburg, kryeqyteti i Perandorisë Ruse dhe xhevahiri i Perandorisë së Romanovëve. Me opera, teatër baleti dhe koncerte, kultura ruse është një parajsë për Bricjapët.

Ujori– Machu Piçhu, Peru

Ujorët kanë nevojë për një destinacion ku mund të shmangin kurthet e zakonshme të turistëve. Peizazhet e paeksploruara dhe vendet e mistershme i emocionojnë shumë njerëzit e kësaj shenje.

Një udhëtim në Perunë historike dhe në gërmadhat e mistershme të Machu Picchu është zgjedhja e duhur, duke i lejuar njerëzit e kësaj shenje të ndihen të lirë të eksplorojnë pa i penguar planet apo planifikimet e zakonshme të itinerareve.

Peshqit– Bali, Indonezi

Peshqit kanë nevojë të dalin totalisht nga hartat, të mos kenë asnjë kontakt me telefona apo mjete komunikimi të tjera. Kërkojnë të qetësojnë shpirtrat e tyre emocionalë. Bali me plazhet e bukura dhe perëndimet përrallore është vendi i përkryer.

Një tjetër avantazh për Peshqit: Duke qenë shumë larg me Shqipërinë, do të jeni të sigurt të humbisni çdo lidhje apo kontakt për pak ditë. Perfekte për ju!

Burimi: www.elitedaily.com