Stil dhe Imazh

Zyrtare: Ky trend i vetullave po e dominon vitin 2017

Nga: Pikkom

Data 19-04-2017

Në përpjekje për të patur vetullat perfekte, kemi provuar pothuajse gjithçka, duke përfshirë lapsin, xhelin, pomadat dhe përtej gjithë këtyre. Por ky vit padyshim që do të sjellë trende të reja, ndër të cilat më dominuesi është microblading. Për vetulla natyrale dhe më të plota ju ftojmë të lexoni artikullin.

“Mendoj se do të shohim një kthim drejt asaj që duket natyrale por njëkohësisht më e plotë dhe e harkuar. Harqet e ekzagjeruara të vitit 2016 do të duken të dala mode dhe një trend më i sofistikuar i vetullave do të marrë jetë,” thotë Johanna Hedman, specialiste e çertifikuar e kozmetikës në Miami, Florida.

Specialistja e vetullave të emrave më të njohur të showbizit, Piret Aava, thotë se microblading është një mënyrë për të arritur vetulla të bukura dhe në dukje natyrale të sjella në një hark pothuajse perfekt. “Tatuazhet kozmetike kanë qarkulluar për një kohë të gjatë tashmë, por microblading është mënyra më natyrale.” Hedman pohon: “Microblading lulëzoi në fundin e vitit 2016 dhe tashmë po bëhet mëse popullor,” por ajo insiston që çdokush që ka ndërmend ta provojë duhet të bëjë pak punë kërkimore paraprakisht.

Po, microblading kërkon përdorimin e një pajisjeje shumë të mprehtë, por jo të frikshme. Është një lloj tatuazhi kozmetik por nuk realizohet më si në mënyrën e vjetër me blloqe boje. Nuk përdoret një makineri e veçantë por specialistët e çertifikuar përdorin një pajisje manuale që nuk dridhet me një teh të imët që supozohet të depozitojë bojë në zonën e synuar. Nuk injektohet më thellë se boja e tatuazheve por duhen pak përpjekje për të arritur formën e hollë dhe origjinale të vetullave.

gallery-1460489555-elle-browupdate-kerry

“Është një metodë shumë natyrale, por nuk zgjat përgjithnjë, gjë që e bën pak të frikshme për njerëzit që nuk i duan angazhimet. Nga ana tjetër efekti zgjat mjaftueshëm sa për të shkurtuar për një kohë të konsiderueshme rutinën e makiazhit në mëngjes,” thotë Aava.

Nëse mendoni që vetullat tuaja janë të pashpresa, mendohuni sërish. Hedman thotë që “Microblading është një zgjidhje e mirë për klientët që kërkojnë të mbushin hapësirat në vetullat e tyre, të përmirësojnë formën ose t’i theksojnë më shumë fijet. Pacientëve që vuajnë nga alopecia apo mbijetueseve të kancerit mund t’u rikthejë vetëbesimin.”

Proçesi në vetvete kërkon rreth dy orë, me ndërhyrje 30 minutëshe 4-6 javë pas seancës së parë. Çmimet nuk janë ekonomike por asgjë e vlefshme nuk supozohet të jetë e lirë apo jo? Gjatë dy orëve keni mundësinë të diskutoni mbi rezultatet e dëshiruara dhe ndërkohë specialisti/ja punon mbi vetullat tuaja, duke përshtatur ngjyrën me flokët dhe duke realizuar pigmentin.

“Unë analizoj strukturën e fytyrës, formën e fijeve, largësinë e vetullave me flokët, tonin e fytyrës dhe bëj matje të detajuara,” thotë Hedman. Bazuar në analizën e përgjithshme, arrij në rezultate. “Për të arritur pamjen më natyrale të mundshme, unë respektoj integritetin e vetullave përkatëse ndërkohë që bëj theksimet e duhura,” shton ajo.

Koha e shërimit varion te një javë ose pak më shumë. Më pas do të keni vetullat e ëndrrave tuaja. “U duhet një javë të shërohen, gjatë së cilës duhet të shmangni lagështirën dhe të aplikoni krem me përmbajtje antibiotikësh dhe vaselinë,” thotë Aava.

eyebrow_microblading_3D_eyebrow_embroidery_before_after

Gjatë proçesit, disa zona do të kenë më shumë pigment se të tjera por mos u shqetësoni sepse gjithçka rregullohet në takimin dytë.

“Gjatë 3-4 ditëve të para vetullat do të duken të trasha dhe të plota duke qenë se një pjesë e pigmentit oksidohet në sipërfaqe përpara se të fillojë të zbehet,” thotë Hedman. “Pas 5-8 ditë mund të shihni sesi sasia e pigmentit të oksiduar fillon të zbehet. Pas zbehjes vetulla duken më të buta dhe disa zona humbin më shumë pigment se të tjera. Për këtë arsye është e rëndësishme të lihet takimi i rradhës.”

Ndërkohë që rezultatet finale variojnë, pigmenti do të zbehet gradualisht në periudhën nga 1-3 vite dhe përsosjet një herë në vit janë të domosdoshme. “Lëkura e gjithsecilit është unike dhe e mban pigmentin në mënyrë të ndryshme,” thotë Hedman.

Sigurisht që gjëja e parë dhe më e rëndësishme që sugjerojnë Aava dhe Hedman është që klientët të bëjnë pak punë kërkimore paraprakisht. Si pasojë e popullaritetit në rritje të microblading, shumë mund të fillojnë ta praktikojnë në sallone pa një liçensë apo të drejtë ushtrimi dhe mbi të gjitha pa eksperiencë. “Microblading është një aftësi teknike dhe artistike që kërkon vite eksperiencë. Është shumë e rëndësishme që të gëzosh reputacion të besueshëm në sajë të eksperiencës dhe çertifikimit për të mundur ta realizosh te klientët,” thotë Hedman.

Aava mendon njësoj, duke pohuar që kurset e shkurtra thjesht nuk mjaftojnë. “Kërkoni dikë të specializuar në trajtimin e vetullave për një periudhë shumë të gjatë kohore. Bëni kërkimet tuaja dhe shikoni prova të rezultateve në klientë të mëparshëm.”

Burimi: www.byrdie.co.uk