Blogje

10 fakte për kompaninë që po bën histori, adidas

Nga: Pikkom

Data 25-05-2017

Në 18 Gusht adidas bën 68 vjeç dhe kompania atletike gjermane vazhdon të prodhojë atlete, veshje mode dhe pajisje sportive. Pas më shumë se gjashtë dekadash në treg, adidas ka bërë një goxha histori. Dhe me bashkëpunimet më të fundit me Pharrell, Kanye, dhe Nigo, vazhdon të tërheqë interesin e njerëzve në blerjen e produkteve. Për të kapur ritmin, ne kemi përzgjedhur 10 fakte që duhet t’i dini në lidhje me adidas por që me shumë mundësi nuk i njihni. Për të testuar njohuritë tuaja vazhdoni të lexoni artikullin.

1. Micropacer ishte atletja e parë që krijohej me teknologji kompjuterike.

Është 33 vjetori i atletes Micropacer, i mirënjohur për “ekranin e kompjuterit” në pjesën e përparme. Shumë përpara se Nike të aplikonte çipet në modelet e tij, Micropacer i lejonte vrapuesit të shihnin terrenin përballë dhe kaloritë e djegura.

2. Dikur në Boston gjendej një “Park adidas” ku nuk lejohej të vishje asnjë markë tjetër.

Sipas legjendës së hip-hop dhe banor i Bostonit Ed O.G.: “Dikur në Boston kishim një park pranë Dorchester/Roxbury dhe aty nuk lejohej të vishje markë tjetër ose në të kundërt atletet hidheshin nëpër degët e pemëve. Pemët ishin plot me Nike dhe Puma. Kishte gjithçka përveç adidas.”

3. Adidas nuk ishte emri origjinal i firmës.

Pothuajse të gjithë e dinë që Adi Dassler e filloi adidas, por fillimisht firma nuk quhej kështu. Kjo e fundit u themelua në vitin 1924 dhe njihej si Gebrüder Dassler Schuhfabrik. Shumë e thjeshtë apo jo?

4. Aspekti më identifikues i adidas janë tre vijat, por ato e kanë një funksion.

Çfarë do të ishin një palë atlete adidas pa tre vijat karakteristike? Në fillim firma i vendosi për çështje qendrueshmërie, jo stili.

5. Logoja me tre gjethe është rreth 40 vjeçare tashmë, por është më shumë se një logo.

Me adidas që filloi të zgjerohej në vitet ’60, firma e dinte që i nevojitej një logo. Për të përfaqësuar diversitetin e adidas, u krijua logo me tre gjethe. Debutimin e parë kjo logo e pati në vitin 1972 në Olimpiket e Mynihut.

6. Superstar nuk është produkti më i shitur i firmës.

Në fakt është Stan Smith dhe adidas ka shitur më shumë se 40 milion palë dhe numrat vazhdojnë të shtohen.

7. Nike u përpoq të ndalonte shitjet e linjës Primeknit të adidas në vitin 2012.

Adidas ka Primeknit dhe Nike ka Flyknit. Por Nike nuk donte që adidas të shiste linjën Primeknit dhe e çoi adidas në gjyq. Fatmirësisht një gjykatës e ktheu vendimin për ndalimin e prodhimit të atleteve Primeknit. 

8. Adidas është kompania mëmë e Reebok, Rockport dhe Taylor Made.

Për të treguar që adidas ka interesa të gjithanshëm, kompania mbulon edhe linja të tjera.

9. Teknologjia Tubular e adidas është frymëzuar nga gomat e makinave.

Shtresa fundore Tubular e atleteve adidas u frymëzua nga gomat dhe gjurmat e tyre.

10. Lufta e Dytë Botërore mund të ketë shkaktuar ndarjen mes Adi Dassler dhe vëllait të tij, Rudolph.

Të vendosur në Gjermani, Dassler-ët nuk i shpëtonin dot Luftës së Dytë Botërore dhe masakrave të saj. Në vitin 1943, në një kohë kur Adi dhe gruaja e tij u fshehën në të njejtën strehë me Rudolph-in, Adi tha “Bastardët e sëmurë janë kthyer prapë,” duke iu referuar Forcave Aleate. Por Rudolph mendoi se i drejtohej atij dhe familjes së tij. Vëllezërit u shkëputën përfundimisht tetë vite më pas.

Burimi: www.complex.com