Blogje

10 fakte për shkrimtaren e famshme të Harry Potter, J.K. Rowling

Nga: Pikkom

Data 26-05-2017

Të gjithë kemi lexuar ose kemi dëgjuar në lidhje me shtatë volumet Harry Potter dhe dy librat e tjerë plotësues të këtyre volumeve, Fantastic Beasts and Where to Find Them dhe Quidditch Through the Ages.

Shkrimtarja e famshme JK Rowling e cila është rritur me një dashuri shumë të madhe për librat, e ka imagjinuar me kohë në kokën e saj se si do të formësohej Harry Potter. Pas një sërë ndodhish fatkeqe në jetën e saj duke përfshirë një ndarje, humbjen e nënës, depresionin dhe varfërinë ekstreme, gjeti kurajon të shkruante një ndër librat më të shitur sot.

Edhe pse u refuzua nga 12 shtëpi botuese, vazhdoi të besonte në krijimin e saj dhe sot është e para multi-miliardere e cila i hyri kësaj rruge nëpërmjet penës.

Në vijim gjeni 10 fakte interesante për shkrimtaren e famshme dhe cilën shtëpi do të zgjidhte ajo vetë.

1. JK Rowling dhe Harry Potter kanë të njejtën ditëlindje, 31 Korrik.

2. Ajo i shkruajti idetë e saj të para në lidhje me Harry Potter në një kartopecetë në tren duke shkuar për në Londër.

3. Libri origjinal HARRY POTTER u refuzua nga 10 shtëpi botuese përpara se më në fund ta pranonte Bloomsbury.

4. JK Rowling u shndërrua nga një e papunë në multi-miliardere brenda pesë viteve.

5. Prindërit e JK Rowling u njohën në stacionin King’s Cross, ku Harry merr ekspresin për në Hogwarts çdo vit.

 

no-jk-rowling-isnt-writing-another-harry-potter-book--heres-her-response-to-fans

 

6. Duke patur parasysh karakterin e saj studiues, ajo e bazoi personazhin e Hermionës sipas vetes së saj në moshën 11 vjeçare.

7. Vlera e saj neto është vlerësuar të jetë 1 miliard dollarë. Në vitin 2014, Revista Forbes e shpalli si njeriun e parë miliarder të bërë nëpërmjet shkrimit të librave.

8. Si pasojë e popullaritetit të sportit Quidditch nga librat, nëpër universitete praktikohet si një kampionat serioz.

9. Rowling dhe bashkëshorti i saj i dytë jetojnë në Edinburgh me fëmijët e tyre. Ata u martuan në 26 Dhjetor të vitit 2001.

10. Shtëpia që vetë Rowling do të zgjidhte në Hogwarts është Gryffindor, pasi:

“Unë besoj në kurajo më shumë se në çdo gjë tjetër!”

Burimi: www.kidsreads.com

www.cbc.ca