Blogje

10 fakte për të preferuarin e fëmijërisë Mark Twain

Nga: Pikkom

Data 20-05-2017

Ernest Hemingway dikur shprehej “E gjithë letërsia moderne amerikane e pati fillesën nga libri ‘Huckleberry Finn’ e Mark Twain. E publikuar për herë të parë në Dhjetor të vitit 1884, “Adventures of Huckleberry Finn,” është konsideruar si një nga shumë novela të mëdha amerikane dhe ishte kryevepra e Mark Twain. Në vijim gjeni 10 fakte për të autorin e paharrueshëm të fëmijërisë tonë Mark Twain, i lindur me emrin Samuel Langhorne Clemens.

Nuk pritej të jetonte kur ishte foshnjë.
Samuel Langhorne Clemens lindi dy muaj përpara kohës së duhur, në 30 Nëntor të vitit 1835, në Florida, Missouri dhe vuajti nga shëndeti i lig deri në moshën 7-vjeçare. Ai ishte fëmija i gjashtë nga shtatë nga të cilët vetëm tre mbijetuan deri në moshë të madhe. Në vitin 1839, babai i Clemens, John Marshall, një avokat autodidakt që kishte një dyqan e zhvendosi familjen në Hannibal, Missouri, në kërkim të mundësive më të mira për të bërë biznes, dhe sipas këtij lindi emri i personazhit Huckleberry.

Shkollimi formal i Twain ishte i varfër.

Në vitin 1848, një vit pas vdekjes së të atit, punoi si nxënës në një gazetë në Hannibal. Në vitin 1851, ai pranoi një punë nga vëllai i tij më i madh Orion. Në vitin 1853, Clemens 17 vjeçar u largua nga Hannibal dhe kaloi shtatë vitet e ardhshme duke jetuar në vende si New York, Philadelphia dhe Keokuk, Iowa, duke punuar si piktor.

Karriera e tij si pilot i varkave të lumenjve u shoqërua me tragjedi.
Në vitin 1857, Clemens u bë pilot i varkave të lumit Mississippi. Vitin pasardhës, ndërkohë që drejtonte varkën Pennsylvania, kishte caktuar të vëllanë më të ri, Henry, si shoqërues të bordit. Samuel Clemens punoi me Pennsylvania deri në Qershor. Në 13 Qershor si pasojë e një shpërthimi të varkës humbi jetën vëllai i tij asokohe 19 vjeçar. Kjo tragjedi e shkatërroi Mark Twain por vazhdoi të punonte deri në vitin 1861 kur filloi Lifta Civile Amerikane.

Twain e bazoi Huckleberry Finn në një person të vërtetë.
“Adventures of Huckleberry Finn” është historia e personazhit të përmendur në titull, i cili lundron në lumin Mississippi me Jim, një skllav të arratisur. Modeli për këtë personazh ishte Tom Blankenship, një djalë katër vite më i madh se Mark që ishte rritur në Hannibal. Familja e Blankenship ishte e varfër dhe i ati ishte një punëtor i cili gjithashtu gëzonte reputacion si pijedashës. Siç edhe shkruan Twain në autobiografi: “Në Huckleberry Finn kam projektuar Tom Blankenship ekzaktësisht siç ishte. Ishte injorant, i palarë, i paushqyer por kishte një zemër të madhe në ndryshim nga moshatarët e tij.” Disa mendojë që Blankenship u bë zyrtar i paqes në Montana, por të tjerë raportojnë që ishte burgosur për vjedhje dhe më pas kishte vdekur nga kolera. 

Ai ishte një biznesmen i paaftë.

Pasi u bë shkrimtar i suksesshëm, Twain shpenzoi shumë para për një sërë investimesh të dështuara duke hyrë kësisoj në borxhe të mëdha. Një makinë automatike shkrimi i kushtoi 200,000 $. Por, kur iu dha mundësia të investonte në telefona nga krijuesi i tyre, Alexander Graham Bell, ai refuzoi.

Twain nuk ka pasardhës direktë që jetojnë.

Në vitin 1870, Clemens u martua Olivia Langdon, e cila ishte rritur në një familje në Elmira, New York. Çifti u prezantua nga vëllai më i ri i Olivias, i cili e kishte njohur Clemens gjatë një udhëtimi për në Europë. Ata patën katër fëmijë duke përfshirë një djalë që ju vdiq foshnjë dhe dy vajza që e humbën jetë në të njëzetat e tyre. Fëmija që mbijetoi, Clara, vdiq në vitin 1962 në moshën 88 vjeçare. Ajo pati vetëm një vajzë, Nina Gabrilowitsch, e cila vdiq në vitin 1966, por nuk pati kurrë fëmijë.

Bermuda ishte vendi i preferuar i arratisjes së Mark Twain.

Mark Twain vuante nga shpërthime të depresionit dhe konstipacioni.

Në shtratin e vdekjes, lexoi dhe rilexoi interpretimin e Carlyle mbi Revolucionin Francez.

Twain e urrente idenë e “lëvizjes së madhe.”

Burimi: www.killadj.com

www.history.com