BUZZ

7 Bestytni nga e gjithë bota

Nga: Liana Suleymanova

Data 25-04-2017

Ju ka rastisur t’ua bllokojë rrugën një mace e zezë? A keni hezituar të kaloni duke menduar nëse do të ishte një shenjë e mirë apo e keqe për ju? Shumë kultura, veçanërisht ajo japoneze, besojnë se macet e zeza sjellin fat, mirëqenie, bekojnë martesat, i mbajnë shtëpitë të sigurta dhe mbrojnë detarët. Shumë kultura përgjatë botës kanë bestytnitë e tyre të fatit të mirë dhe ne ju tregojmë për 7 prej tyre.

1. Në Rusi, jashtëqitja e zogjve dhe të brendshmet mbrapsht janë tregues të gjërave të mëdha që po vijnë

A e dinit që të veshurit mbrapsht të të brendshmeve nënkupton që do të keni një ditë me fat në vazhdim? Të paktën kështu mendojmë ne rusët. Gjithashtu i konsiderojmë jashtëqitjet e zogjve si tregues të gjërave të mëdha që priten të ndodhin. Rusët, ashtu si edhe shqiptarët e presin këtë ndodhi fatkeqe (domethënë fatlume) si shenjë e fatit të mirë dhe arritjeve. Për rusët, jashtëqitjet e zogjve në shtëpi, në kokë apo mbi makinë nënkuptojnë që paratë janë nisur drejt jush. Mos u shqetësoni, sa më shumë zogj t’ju marrin më qafë aq më me fat supozohet të jeni. Gjithashtu në Rusi konsiderohet si shenjë fati nëse ju qëllon një vezë me dy të verdha.

2. Në Serbi u spërkatet njerëzve ujë pas shpine

Sipas historive folklorike serbe, spërkatja e ujit pas shpine konsiderohet si shenjë e fatit të mirë. Duke qenë se uji është i rrjedhshëm dhe i butë, i uron fat të mirë personit të cilit i bie mbi shpinë. Serbët spërkasin ujë pas miqve të tyre dhe familjarëve që po përgatiten t’i nënshtrohen një testi, një interviste pune apo që do të nisen në një udhëtim.

3. Në Mbretërinë e Bashkuar është mirë të thuash “Lepur” sapo zgjohesh në mëngjes

Një bestytni për fat të mirë me origjinë nga Mbretëria e Bashkuar ka të bëjë me të cituarit të fjalës “Lepur” mëngjesin e ditës së parë të çdo muaji. Ky besim ka qarkulluar që nga viti 1900. Madje thuhet se presidenti Franklin Roosevelt citonte “Lepur” “Lepur” në fillim të çdo muaji. Nëse harroni ta bëni në mëngjes, është e nevojshme të thoni “Lepur i zi” ose “Rupel” përpara se të flini. 1 Maji po afron dhe bëni mirë të përfitoni nga rasti për të tërhequr drejt jush fatin e mirë.

4. Në Japoni ka një shpjegim për shishet e alkolit të thyera aksidentalisht

Pasi hodhi padashur një shishe Scotch nga rafti i barit ku punonte, një banakier e ngathët në Okinawa, Japoni u ndje i poshtëruar dhe mendoi se ishte në telashe të mëdha. Përkundrazi, mesa duket të hedhurit të shisheve të alkolit në tokë qenka tregues i fatit të mirë. Megjithatë gjithçka duhet të jetë aksidentale.

5. Në Itali nëse kruani dorën e majtë, do të thotë që keni disa para për të marrë

Sipas bestytnive italiane, kruajtjet në dorën e majtë tregojnë që keni për të marrë para. Në mënyrë të ngjashme nëse do të humbni para do të kruani dorën e djathtë. Ose që do të merrni një letër por bëni mirë ta besoni kruarjen e dorës së djathtë.

6. Në Greqi, Leku shkon te Leku
“Leku shkon te Leku ” është term po aq i famshëm sa “Ku shkon leku.” Duket e padrejtë apo jo? Grekët besojnë që duhet patjetër të mbani diku qoftë dy monedha sepse në të kundërt nëse i boshatisni të gjitha, do të keni fat të keq me lekët.

Nëse po konsideroni që t’i dhuroni dikujt një kuletë apo çantë gjë që grekët e konsiderojnë si fat të mirë, silluni mirë dhe vendosni një monedhë apo dy që personi i cili do ta marrë dhuratën të mos fillojë gjithçka nga fillimi.

7. Në Kore ëndërrojnë derra dhe dragonj

Ëndrrat interpretohen ndryshe në shumë kultura dhe në Kore, ëndrrat me derra apo dragonj iterpretohen si tregues të marrëdhënies së mirë me lekët. Kur shohin të tilla ëndrra koreanët blejnë një biletë llotarie ose e shesin ëndrrën në ankand.

Unë personalisht besoj në bestytnitë e fatit të mirë. Po ju?

Jemi të interesuar të dimë cilat janë bestytnitë tuaja të preferuara apo që ju kanë provuar se funksionojnë. Ndajini mendimet tuaja duke komentuar në Pikkom.