Blogje

5 gjëra që i bëjnë femrat e suksesshme të Dielave

Nga: Pikkom

Data 26-05-2017

Është e thjeshtë të bini pre e trishtimit të së Dielës, që shpesh ju bën të ndiheni të padobishëm. Megjithatë, e Diela është sipas mendimit tonë, dita më e rëndësishme e javës, kështu që nuk duhet harxhuar kurrsesi. Femrat e suksesshme e dinë që të adaptuarit të zakoneve të shëndetshme gjatë ditës së shtatë të javës në mënyrë që gjashtë të tjerat të jenë më të thjeshta dhe produktive. Në vijim, gjeni tetë rituale që zonjat dhe zonjushat nuk duhet t’i nënvlerësojnë.

1. Pastroni.

Të organizuarit të punëve dhe të pastruarit të rrobave do t’ju ndihmojë të ndiheni të përgatitur për kaosin që ju rezervon java, ju nevojitet më shumë frymëzim për të kryer detyrat e lodhshme të fundjavës? Shkenca ka provuar që pasiviteti fizik redukton aftësinë tonë për t’u përqëndruar dhe për të proçesuar informacionin.

2. Planifikoni javën.

Nëse vuani nga ankthi i darkës së të Dielës, një mënyrë për t’ia dalë është të injoroni çdo sfidë që ju pret të Hënën. Megjithatë të planifikuarit të javës paraprakisht është provuar të reduktojë ankthin dhe t’ju ndihmojë ta mbani nën kontroll. Hidhini një sy planit të javës dhe sigurohuni që të mos keni surpriza.

3. Përgatitni ushqimin dhe garderobën.

Kjo këshillë mund të tingëllojë si “alarm koti” për ju por përzgjedhja e veshjeve për çdo ditë të javës mund të jetë një zakon që do t’ju ndryshojë jetën. Mëngjeset do të jenë më të thjeshta dhe do të kurseni shumë kohë. E njejta gjë funksionon edhe për mëngjeset dhe drekat tuaja, të planifikuarit dhe të përgatiturit paraprakisht, do t’ju kursejë kohë dhe para.

4. Vini qëllime.

Duhet të jenë qëllime specifike, të realizueshme dhe gjithmonë të lidhura me qëllime edhe më të mëdha. Le të themi se do të donit të mësonit pianon. Një qëllim për javën mund të jetë që të praktikoni pianon dy orë në javë. Këtë qëllim mund ta realizoni duke i ndarë dy orët në katër seanca prej 30 minuta në ditë të ndryshme të javës. Ndiqni ritmin e punës dhe jetës kur e ndërtoni këtë plan. Mundohuni të mos vini më shumë se tre qëllime në javë që të mos e stërmundoni veten.

Të caktuarit të një qëllimi të rëndësishëm, mund t’ju ndryshojë jetën. Mund të jetë gjithçka që nga mirënjohja ndaj vetes, të mësoni të falni apo të jeni më të guximshëm. Shkruajeni planin dhe ngjiteni te frigoriferi.

5. Thjesht stakojeni.

Nëse keni dëgjuar për pushimin nga pajisjet elektronike, ky është momenti i duhur. Nuk është e nevojshme t’i shmangni gjatë gjithë ditës, por nëse merrni pak orë kohë, do të jeni shumë herë më të shëndetshëm fizikisht dhe mendërisht. Kjo do të thotë jo kompjuter, jo telefona, jo televizor.

 Burimi: www.theeverygirl.com