BUZZ

ASMR: sensacioni më i fundit që po i rrënqeth njerëzit. Ose ndryshe “Veshgazma”!

Nga: Pikkom

Data 21-04-2017

“Miqtë e vërtetë i lejojnë miqtë të luajnë me fytyrën e tyre, apo jo?” pyet Heather Feather në fillim të një videoje të quajtur ASMR Binaural Steamy Facial Treatment Role Play në YouTube. Heather ka kënaqësi në mendje edhe pse nuk bëhet fjalë për kënaqësinë që mendoni ju. Për 30 minutat në vazhdim ajo pompon pambuk në kamera dhe e përshkruan proçesin me një zë të butë fëminor ndërkohë që përtyp karamele. Mendja më duket sikur po më lundron në re.

DonnaASMR-Profile-Pic

Kjo ndjesi njihet si përgjigjja autonome e sensorëve meridianë (ASMR), ndjesi e pëlqyeshme e stimuluar nga pëshpërimat dhe pulitjet e mollëzave të gishtave. Jo të gjithë mund të përjetojnë kënaqësi ASMR por ata që munden tentojnë të jenë mëse të dedikuar. Ka komunitete aktive në faqe si asmr.fm dhe YouTube ku video të tilla kanë tërhequr qindra mijëra klikime. Kjo nuk është një audiencë fetishi, ASMR është projektuar të qetësojë dhe jo të bëjë të kundërtën.
ASMR-Feather-Ear-Man-Repeller-3

Artistja Claire Tolan nga Berlini është një tjetër entuziaste dhe prezanton shfaqje ASMR në një radio lokale në Berlin. I përbërë nga regjistrime origjinale dhe klipe të YouTube, shfaqja është projektuar t’i fusë të dridhurat dëgjuesve. “Edhe nëse nuk e kupton, mund të tingëllojë qetësuese,” thotë ajo. “Isha shumë e interesuar për të eksploruar këtë trend dhe është e mrekullueshme se si mund të kujdesesh për dikë në këtë mënyrë.”

maxresdefault

Tolan i është futur performancës ASMR për të zbuluar më shumë mbi dinamikat potenciale të grupeve.

Duke integruar ASMR në muzikë është një metodë e re por po gjen gjithnjë e më shumë zbatim. Kompozitori kanadez Jocelyn Morlock ka krijuar një simpfoni ndërsa kënga Kingsize në albumin e Jenny Hval të vitit 2015 Apocalypse, Girl, është krahasuar me regjistrimet e ASMR.

Si dhe me shumë fenomene të tjera të internetit, ASMR ka një potencial shkatërrues. Tolan ka bashkëpunuar me kompozitoren eksperimentale Holly Herndon. Bashkëpunimi i çiftit, Lonely At The Top i bind të gjithë që “të gjitha arritjet janë pjesë e së drejtës natyrore”. Gjendet një satirë “Terapi ASMR për 1%” thotë ajo. “Çdo gjë mund të thuhet në një video ASMR për sa kohë arrihet toni i duhur i zërit. Ka një hapësirë të pafundme për të dhënë mesazhe.

Perspektiva e ASMR është që të arrijë masat. Ndërkohë kini kujdes se mund të ndodhë që miqtë të vijnë t’ju flasin në vesh kur të kuptojnë që jeni me nerva.

Madje shumë të famshëm po xhirojnë videot e tyre ASMR, inisiativë e Revistës W. Kate Hudson është një prej tyre. 

Burimi: www.theguardian.com