BUZZ

Bashkëpunimi i radhës më këngëtaren e njohur Inna/ Elvana Gjata zbulon datën e publikimit dhe një pjesë të këngës

Nga: Pikkom

Data 22-07-2021

Disa ditë më parë, fansat u befasuan kur Elvana Gjata njoftoi se po vijnë me një tjetër bashkëpunim ndërkombëtar.

“Papa” publikohet në 23 korrik, dhe është një trio midis Elvanës, Inna-s dhe ‘Sickotoy’. Në rrjetin social “Instagram”, artistët kanë postuar një pjesë të vogël nga kënga, që duket shumë ritmike, por për më shumë ndjekësit duhet të presin të premten.

Me veshje shumëngjyrëshe, në buzë të pishinës, dy vajzat duken tejet sensuale.

Ndërkohë, pas një pauze, Elvana është rikthyer me disa hite në tregun muzikor. Të shtunën e kaluar, u lançua “E di x Marre”, në bashkëpunim me Ylli Limanin. Ndërsa “Loti” numëron mbi 10 milion shikime në “Youtube”.