Shëndet

Cilat mund të jenë shkaqet e depresionit të fundvitit?

Nga: Pikkom

Data 29-12-2016

Nёse humori juaj ka rёnё pёrtokё, mund tё ketё shumё arsye tё tjera pёrveç mungesёs sё rrezeve tё diellit.

Jeni tё sigurt qё e ka fajin koha?

Kur moti ftohet dhe muzgu vjen mё shpejt, ёshtё shumё e lehtё tё fajёsosh kohёn pёr kёtё gjendje ku ju ka kapluar mёrzia. Por, me shumё mundёsi ka plot gjёra tё tjera pёrveç kohёs qё ju bёjnё tё ndiheni me moralin pёrtokё. Kёshtu qё pёrpara se tё fajёsoni motin, sigurohuni qё nuk janё gjёra tё tjera qё ju shkaktojnё mёrzitjen. 

Nuk po lёvizni sa duhet

Moti i ftohtё e bёn mё tё lehtё pёrtacinё e tё ndenjurit nё njё kolltuk tё rehatshёm nё vend se tё shkoni nё palestёr. Por, tashmё ёshtё e ditur qё stёrvitja sistematike ka fuqinё t’ju ngrejё shpirtёrisht. “Lёvizja ёshtё ndihmesё pёr pёrmirёsimin e humorit tё gjithёsecilit”, thotё psikologu i Harvard, John Sharp. Megjithatё, pёr tё pёrmirёsuar gjendjen tuaj shpirtёrore, nuk ёshtё gjithmonё e nevojshme tё shkoni rregullisht nё palestёr. Nё njё studim tё titulluar “Perceptimet dhe aftёsitё motorike”, kёrkuesit gjetёn se edhe thjesht njё ushtrim me njё intensitet sipas dёshirёs, mund t’ju pёrmirёsojё gjendjen shpirtёrore.

Jeni të shqetёsuar pёr paratё

Shpenzimet e festave mund t’ju detyrojnё qё tё zbrazni kartat tuaja tё kreditit dhe pagesa e faturave mund t’i marё cilitdo humorin. Por pёrpara se tё filloni me kёto, vendosni nёse dhuratat e shtrenjta janё me tё vёrtetё tё nevojshme. Njё dhuratё kreative nё kushte shtёpie mund tё japё mё shumё kёnaqёsi sesa njё dhuratё e shtrenjtё. “Mos kini frikё nga shkronja B: Buxheti”, thotё psikologu Sharp. “Ai mund tё jetё i madh ose i vogёl. Shpenzojeni nё njё mёnyrё qё ju bёn juve tё lumtur, mos e vini veten nё siklet.”

Jeni tё trullosur nga detyrimet familjare

Qokat familjare shpesh herё ju vёnё nё pozita tё vёshtira duke ju shkaktuar stres. Por ёshtё e gjitha nё fuqinё tuaj pёr tё refuzuar çdo ftesё qё ju shkakton prishjen e humorit. Nёse nuk keni dёshirё tё shkoni pёr drekё nё shtёpinё e hallёs qё banon tre orё larg jush, me shumё mirёsjellje mund ta refuzoni ftesёn. Apo nёse jeni ulur ngjitur me njё kushuri qё vetёm flet duke ju shkatёrruar nervat, merni frymё thellё dhe filloni tё flisni edhe ju. Kёrkimet nga Shkolla Mjekёsore e Harvardit tregojnё se diçka e tillё do tё ulё ndjeshёm ankthin dhe tensionin qё pёrjetoni.

Nuk po ushqeheni nё mёnyrёn e duhur

Ngrёnia e ushqimeve me shumё kalori apo yndyrna, tё cilat ju normalisht nuk i hani gjatё vitit, mund t’ju lёrё pa energji. Kёtё e thotё Jane Ehrman, njё specialiste shёndeti nё Cleveland Clinic. Bёni diçka: Nёse do tё shkoni nё njё festё nё darkё, hani vetёm fruta dhe perime. Proteinat lёrini pёr t’i ngrёnё gjatё ditёs. Antioksidantёt, fibrat dhe proteinat do tё furnizojnё trupin tuaj duke ju ndihmuar pёr tё pasur njё mendje tё shёndoshё.

Ndiheni të pёrjashtuar

Ndёrsa disa ndihen tё lodhur gjatё festave pёr shkak tё angazhimeve tё shumta, shumё tё tjerё ndihen keq me veten e tyre sepse janё tё ulur pёrballё njё televizori pa ditur si ta mbushin kohёn. Pushimet janё shumё mё tё lehta pёr çiftet apo familjet sesa pёr ata qё jetojnё larg shtёpisё. Nёse ndiheni keq pёr kohёn boshe, filloni tё mereni me diçka si puna vullnetare.

Po pini shumё

Festat ju ekspozojnё mё shumё ndaj konsumimit pa fre tё alkoolit. Nёse ndiheni mё tё lodhur se zakonisht kur zgjoheni nё mёngjes, nuk ёshtё vetёm pёr shkak tё festave tё çmendura. Njё studim ka treguar se megjithёse alkooli mund t’ju ndihmojё tё flini, ai ju prish cilёsinё e pushimeve tuaja. Jini i qartё me veten tuaj: Mbushni njё gotё verё, shtyni sa mё shumё kohё me tё dhe pasataj pini njё gotё ujё.

Jeni nostalgjikё

Ndёrsa festat janё magjike pёr fёmijёt, pёr prindёrit qё duhet tё paguajnё faturat, tё bёjnё pazarin, tё paketojnё dhuratat dhe tё pёrgatisin vaktet, nuk ёshtё kohё as e mrekullueshme. Nёse ndjeni qё festat kanё humbur shumё nga shkёlqimi, mundohuni tё rikujtoni kohёn e fёmijёrisё. Bisedoni me vёllezёrit pёr kujtimet e fёmijёrisё apo vizitoni vende ku kalonit kohё atёherё.

Jeni të mbingarkuar

Zakonisht njerёzit janё goxha tё ngarkuar gjatё vitit, por edhe fundi i tij mund t’i shkaktojё tension, lodhje apo stres. “Shumё herё nuk e llogarisim stresin qё pёrjetojmё gjatё kёsaj kohё tё vitit”, thotё Ehrman. Por si ta kuptoni nёse me tё vёrtetё jeni tё ngarkuar? Shumё e thjeshtё. Nёse gёzoheni nё momentin qё diçka anullohet, atёherё me tё vёrtetё jeni tё angazhuar pёrtej mundёsive tuaja.

Po bёheni vetmitarë

Moti i ftohtё dhe rrugёt e bllokuara janё justifikimi ideal pёr tё anulluar planet e mbrёmjes. Por nёse jeni njё person shumё i shoqёrueshёm, tё rrini nё shtёpi mund t’ju dёmtojё shumё. Njё studim me mbi 33,000 persona tregoi se izolimi social ju ekspozon mё shumё ndaj problemeve mendore.

Prishtshmёritё tuaja nuk janё realiste

“Lumturia ёshtё e lidhur ngushtё me menaxhimin e pritshmёrive”, thotё Sharp. Nёse ju mendoni se çdo vakt,  dhuratё apo zbukurim do tё jetё perfekte, gjithmonё do tё zhgёnjeheni. Gjeni se çfarё ёshtё mirё pёr ju dhe bёni rregullimet e nevojshme. “Ju nuk mund tё ndryshoni faktin qё po lundroni nё njё lumё tё furishёm, por ju mund tё vozisni sa majtas-djathtas pёr tё shmangur shkёmbinjtё qё ju dalin pёrpara. Kjo bёn diferencёn”, shpjegon Sharp.

Burimi: www.health.com