BUZZ

Cili ishte shkaku i rënies së Facebook, WhatsApp dhe Instagram?

Nga: Pikkom

Data 05-10-2021

Shërbimet e mediave sociale Facebook, WhatsApp dhe Instagram janë goditur nga një ndërprerje në mbarë botën prej orës 17:40 të pasdites së djeshme.

Të tre aplikacionet janë në pronësi të Mark Zuckerberg dhe janë të paaksesueshme.

Facebook deklaroi  se “ne jemi të vetëdijshëm se shumë njerëz kanë probleme me qasjen në aplikacionet tona.

Ne po punojmë për t’i kthyer gjërat në normalitet sa më shpejt të jetë e mundur dhe kërkojmë falje për çdo shqetësim”. Asnjë arsye zyrtare për problemin nuk u dha.

Ekspertët e rrjetit online spekuluan se shkaku mund të përfshijë një gabim me “DNS”, ose sistemin e emrit të domain-it, për faqet e Facebook.

“DNS” shpesh krahasohet me një libër adresash ose një libër telefoni për internetin, që tregon shfletuesit në sistemin kompjuterik. Në të kaluarën problemet me “DNS” çuan në ndërprerje në disa vende.