Përqark

Dopietë e Muçi, Shqipëria U-21 ‘leksione’ Andorrës

Nga: Pikkom

Data 08-10-2021

Andorra është kthyer në një ‘pre” të preferuar për kombëtaren shqiptare të 21-vjeçarëve.

Kuqezinjtë tanë triumfuan nën reshjet e dendura të shiut në ‘Elbasan Arena’  me shifrat e pastra 2-0. Një gol për secilën pjesë i mjaftoi ekipit të drejtuar nga Alban Bushi ku protagonist ishte padiskutim Ernest Muçi.

Sulmuesi i Legias shënoi të dy golat, si dhe humbi një penallti. Fillimisht, lojtari i dalë nga akademia e Tiranës ekzekutoi saktë një goditje dënimi. Në pjesën e dytë, Muçi gaboi nga 11 metra larg, teksa në minutat e fundit, 20-vjeçari vulosi rezultatin përfundimtar në 2-0 me një tjetër goditje dënimi fantastike.

Fitorja e dytë në grupin G kualifikues të Europianit që do të mbahet në vitin 2023. Kuqezinjtë mbajnë vendin e tretë me 6 pikë. Sfida e ardhshme është ajo e 11 tetorit përballë Sllovenisë.