BUZZ

E BUJSHME/ Sergio Ramos arrin marrëveshjen me PSG!

Nga: Pikkom

Data 02-07-2021

Sergio Ramos nga sot nuk është më një futbollist i Real Madridit, ndaj dhe është i lirë që të zgjedhë destinacionin e ardhshëm. Kapiteni i “Los Blancos” duket se ka vendosur për të nisur një aventurë të re në Paris, te PSG.

Fillimisht ai ishte pranë rinovimit të kontratës me madrilenët, por tejkalimi i afatit të vendosur nga klubi ka bërë që gjithçka të dështojë. “RMC Sport” tashmë thekson se Ramos do të firmos një kontratë 2-vjeçare me PSG.

Rene Ramos, vëllai dhe agjenti i tij, ishin sot në mëngjes në Paris për të mbyllur marrëveshjen. Tashmë mbetet vetëm kalimi i vizitave mjekësore dhe më pas do të vijë edhe firma për t’u bërë futbollisti i PSG në sezonin e ardhshëm.