BUZZ

Ekspozita “Nana”/ Punime që kanë nisur të krijohen nga vitet ‘80

Nga: Pikkom

Data 28-09-2021

Tema e Amësisë ka prezantuar ndjenjën e dashurisë së thellë, lidhjen e pazgjidhshme dhe hyjnore që lidh nënën me fëmijën, duke mbetur një nga temat më të bukura dhe më tërheqëse në historinë e Artit.

Zaim Elezi prezanton në ekspozitën “NANA” një grup punimesh, që fillojnë nga vitet ’80të e deri më sot.

I gjithë korpusi i këtyre veprave nuk është ekspozuar asnjëherë. Ai i ka pikturuar ato për kënaqësinë e tij. Piktori e vizaton atë në mënyrën e tij, e në shumicën e rasteve pa praninë e modelit. Ne e ndjekim personazhin tonë që nga mosha e pjekurisë, kur Zaya ishte student, e deri më sot.

Nën kurimin e Sadik Sapahisë, kjo ekspozitë në galerinë Fab, ka gjetur menjëherë reagimin e publikut. Sepse ajo flet për dashurinë dhe afrinë njerëzor në një kohë të vështirë pandemie.

Kjo ekspozitë është rrëfimi i tij mbi historinë më të bukur që ka përcjellë njerëzimi. Një histori që flet shumë më tepër se historia e dy njerëzve.

Burimi: Top Channel