Teknologji

FOTO/I larë në ar 18 karatësh dhe me vlerë marramendëse, del në treg Iphone 13 i quajtur ndryshe “Total gold”

Nga: Pikkom

Data 30-09-2021

Është lançuar modeli më i ri i iPhone 13, i quajtur “Total gold”.

Telefoni i ri i Apple është i larë në ar 18 karatësh dhe kushton mbi 48 mijë dollarë.

Modeli vjen në sasi të limituar prej vetëm 99 telefonash, të krijuar mjeshtërisht nga dizenjuesit e kompanisë së aksesorëve luksoze Caviar. iPhone 13 Pro Max Total Gold, është punuar me stil barok artistik.Caviar e përshkruan veten si një brand internacional për dizenjimin e telefonave dhe aksesoreve të punuara me dorë nga materiale luksoze.