Blogje

Gjithçka dinit për dashurinë kur ishit të vegjël janë broçkulla

Nga: Pikkom

Data 11-08-2016

Debati është romantik, të sakrifikuarit gjithçka është idilike dhe çmenduria është heroike, janë disa nga gënjeshtrat që keni besuar.

Kur keni qenë të vegjël mund të keni parë disa filma dhe të keni menduar me vete, “pra, kështu është dashuria. E kuptoj.” Por me kalimin e viteve i kthehesh atyre filmave të vjetër dhe kupton çfarë gënjeshtarësh kanë qenë. Dashuria nuk është siç duket nëpër filma. Këto janë disa nga gënjeshtrat që ke besuar dikur, të demaskuara.

Është romantike të kesh diskutime të dhunshme dhe me tonalitete të larta me partnerin!

Personalisht i urrej sherret. Më shumë preferoj të qendroj në kendin tim të preferuar duke lexuar diçka paqësore. Lidhja ideale do të ishte që të njejtën gjë ta bëja me dikë përkrah. Për të qenë e sinqertë s’është se ka shumë rëndësi çfarë po bën gjithsesi. E rëndësishme është që asnjëri të mos bërtasë. Kjo është e vërteta: zënkat e zhurmshme dhe dramatike nuk janë shenja të një lidhje të shëndetshme. Përkundrazi janë shenja të mospërputhjes dhe të agresivitetit të panevojshëm. Nëse mendojmë të kundërtën, kjo është si pasojë e medias që i jep tone romantike këtyre lidhjeve në vend që të paraqesë të vërtetën: partnerët e mirë nuk të intimidojnë, ofendojnë apo përulin.

rom10

Gjithçka ke nevojë është dashuria

Fajësoj Beatles për këtë këngë. Edhe për shumë gjëra të tjera të këqija, por nuk janë me rëndësi për çështjen. Më acaron veçanërisht sepse është dukshëm e pavërtetë dhe nëse ka diçka që e dashuroj me të vertetë, ajo është shkenca. Nuk mund të kesh nevojë vetëm për dashurinë. Gjithashtu ju duhet ushqim dhe një lëng frutash shumë i mirë. Mund t’ju duhen edhe vetë-arritja, miqësia, siguria dhe qëllimet tuaja. Ju nevojitet respekti dhe mirësia.  Tjetër? Ahhh… Ju duhet gjithçka tjetër, e cila ka nevojë vetëm për ju dhe jo për mbështetjen e partnerit tuaj. Dashuria është e mirë, të mos keqkuptohemi. Në rastet më të mira është ajo që na lidh me mirësinë dhe xhentilesën. Por nuk është gjithçka që ju duhet. Nuk është. Nuk ka qenë kurrë e mjaftueshme.

Çdo dashuri është vetëm e mirë

Ndonjëherë dashuria është e keqe miq. Nëse mendoni të kundërtën e keni pisk. Nuk ju gjykoj pasi nëse doni ta dini të vërtetën, e besoja edhe vete më parë. Në fakt, isha shumë e bindur. Madje ajo bindje u mërzit me mua, jo unë me atë. Megjithatë dashuria nuk është gjithmonë e mirë dhe e dashur si në reklama. Jo gjithnjë të kthehet pas po aq e mirë sa ajo që ke dhuruar. Mund të duash dikë edhe kur ka venitur gjithçka të mirë te ti.

rom7

Të sakrifikosh gjithçka është normale (dhe e nevojshme)

Jeta e vërtetë nuk është një aeroport i rrëmujshëm, ku po vrapon i përhumbur me dashurinë tënde për të kapur fluturimin dhe për të filluar një jetë të re sëbashku. E gjithë kjo skenë ngjan zhgënjyese. Dashuria e mirë vjen përkrah dhe ulet pranë teje në jetën që ke tashmë, asaj që ke ndërtuar për veten.

rom4

Nëse ai është i lig thjesht mbyte me të mira. Jepi më shumë nga vetja.

Është një film i Disney, ku një vajzë e bukur shkon të jetojë me përbindësh agresiv-pasiv dhe një orë që flet , e cila nuk mund të shohë hallet e veta. Në fund të këtij filmi bien në dashuri dhe ai shndërrohet nga një përbindësh në një princ të bukur. Se di pse, por është shumë idealiste dhe aspak e vërtetë. Nëse dikush sillet keq me ty atëherë nuk duhet të jetë me ty. Është kaq e thjeshtë. Edhe po të jenë përbindësha me shtëpi të bukur. Edhe nëse pendohen shumë më vonë. As atëherë.

Ke nevojë që të shpëtohesh nga dikush

Kur je e re dhe e deshpëruar nuk mund të bësh tjetër por të ëndërrosh, që diku përgjatë rrugës së jetës dikush do të vijë dhe do të shpëtojë. Por ka diçka se: duhet ta shpëtosh ti veten. Gjithsesi nuk është aq keq sa duket. Mësimet më të mira i kam marrë në kurrizin tim. Kjo të bën personin që do të jesh në të ardhmen. Duhet të jeni pak të dyshimtë ndaj njerëzve që ju trajtojnë si projekte. Është e çuditshme.

rom11

Dashuria me shikim të parë ështe racionale dhe e mundshme

Mesa duket unë mund të bie në dashuri 100 herë në ditë. Në autobuz, në punë, në shkollë etj. Ndonjëherë më pëlqen dhe Stalini, por vetëm kur harroj kush ishte. Nuk funksionon kështu. Nuk po them që nuk ndodh, edhe mundet. Mbase ndonjëherë dy persona shikohen në sy dhe bien në dashuri. Jetojnë sëbashku për 85 vite dhe më pas vdesin në një aksident koti. Por nuk më duket skenari më i mundshëm.

rom12

Dashuria romantike është gjëja më e rëndësishme dhe pa të nuk je i plotë

Imagjinoni një femër elegante që po ecën në rrugë. Ka dhëmbët perfektë dhe duket sikur ka një furçë për flokët gjithnjë me vete. Një tregimtar fillon të flasë në sfond: “Filanja kishte pothuajse gjithçka. Kishte të paktën gjashtë palë këpucë dhe punonte në sektorin financiar. Por ajo që i mungonte ishte… ishte dashuria”. Kështu fillojnë gjithë komeditë romantike. Ajo ka gjthçka, madje dhe furçën personale të dhëmbëve, por asaj i mungon një partner. Nuk po them në djall gjithë filanet atje jashtë që duan dashurinë për të gjetur lumturinë. S’ka gjë. Por në djall mundësia që mund të jemi të gjitha si kjo filanja.

Dashuria e parë nuk harrohet kurrë

Dashuritë e para janë aksidentale. Me lejoni t’ju them diçka. Kur isha e vogël, i ndryshoja të dashurit e mi shumë shpesh, nga Harry Potter e deri te Edward Cullen. Por e dini çfarë? Më kanë kaluar tashmë. Të tjerë duam, të tjerë na duan dhe me të tjerë përfundojmë.

rom8

Burimi: www.dazeddigital.com