BUZZ

Ia refuzuan serialin për 10 vite e ngeli pa para/ Regjisori nxjerr filmin më të shikuar në historinë e Netflix

Nga: Pikkom

Data 07-10-2021

Squid Game” është filmi me 9 seri që ka “pushtuar” botën së fundmi dhe i gjithë interneti po flet vetëm për të.Vetëm më pak se 1 javë që të hidhej në Netflix, seriali rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve me një shikueshmëri të frikshme.

Por si arriti filmi të bëhej kaq i famshëm? Regjisori korean Hëang dong-hyuk tha se e kishte shkruar filmin në vitin 2008.

E shkruajta filmin në vitin 2008, por asnjë studio kinematografike nuk ma pranonte, sepse e mendonin si të dështuar.

Doja shumë të vihej në jetë në atë kohë, pasi më duheshin edhe paratë. Nuk kisha më para, m’u desh të shisja laptopin 600 dollarë që të mbaja veten.

Kjo që po përjetoj është një ëndërr. Seriali im mban vendin e parë në 90 vende të botës dhe së shpejti do jetë seriali më i shikuar në historinë e Netflix,” tha regjisori.

Burim: Gazeta Shqip