Shëndet

A mundet banja me ujë të ftohtë të ndikojë në shëndetin e flokëve, lëkurës dhe metabolizmit?

Nga: Pikkom

Data 16-01-2017

Banjat e ftohta thuhet se përmirësojnë shëndetin, madje ndihmojnë në gjallërimin e pamjes. Por cilat janë realisht përfitimet? Doktorët thonë fjalën e tyre!

Uji i ftohtë i bën mirë trupit, por a ia vlejnë drithërimat? Nga të gjitha trendet e bukurisë deri tani, këtij i takon trofeu: kërkimet për banjat e ftohta përbëjnë 75% të kërkimeve në Pinterest sipas kësaj platforme mediatike. Është vërtetuar që banjat e ftohta ndihmojnë metabolizmin, përmirësojnë humorin, lëkurën dhe flokët.

Por banjat nuk kanë si qëllim vetëm pastrimin (përshëndetje relaksim), kështu që ato të ftohta bëjnë mirë të shfaqin magjinë e tyre.

Ndoshta… Së pari le të flasim për përfitimet në aspektin e bukurisë. Në lidhje me flokët, “i ftohti eleminon kutikulat e acaruara dhe parandalon këputjet,” thotë Jessie Cheung, dermatologe në Chicago. Uji i ftohtë fillimisht ngushton enët e gjakut për të tkurrur për rrjedhojë poret dhe zbutur irritimin e lëkurës. Për më tepër, temperaturat e ulta ndihmojnë qarkullimin e gjakut. Këto efekte tregohen menjëherë në fytyrë e cila fiton shkëlqimin e munguar.

Një banjë e ftohtë thuhet se përmirëson humorin, por nuk ka evidenca për këtë. Një studim nga Revista Ndërkombëtare e Shëndetit vëzhgoi praktikën e “notit në dimër,” që është shumë popullor në Finlandë. Zbulimet e tyre sugjerojnë që banjat e ftohta përmirësojnë nivelet e energjisë dhe të mirëqenies së përgjithshme. Një studim i vitit 2007 i Hipotezave Mjekësore zbuloi që banjat e ftohta prej 2-3 minutash mund të përmirësojnë simptomat e depresionit, por kërkuesit ndjenë nevojën e kërkimeve të mëtejshme.

Ka patur disa kërkime shumë të nevojshme të cilat sugjerojnë që temperaturat e ulta mund të stimulojnë një lloj yndyre të organizmit e cila djeg kaloritë e tepërta. Në një studim të vitit 2014, burrat e ekspozuar ndaj një ambjenti shumë të ftohtë tentonin të zhvillonin sasi të mëdha të kësaj yndyre. Sërish, nuk ka kërkime të mjaftueshme që të vërtetojnë humbjen e peshës si pasojë e banjave të ftohta.

Përfitimet e vërteta mund të vijnë fillimisht nga shmangja e banjave shumë të ngrohta. Uji i ngrohtë mund të shijojë por nuk ndihmon shëndetin e flokëve dhe lëkurës shpjegon Lance Brown. “Uji i ngrohtë largon disa prej vajrave natyralë të lëkurës,” thotë ai gjë që shkakton më pas që lëkura të jetë e irrituar dhe e thatë duke krijuar për rrjedhojë ekzema. Kjo situatë bëhet më problematike sidomos në muajt e dimrit, kur ajri i ftohtë jashtë dhe nxehtësia në ambjentet e brendshme luajnë me temperaturën e lëkurës.

Lajmi i mirë: “Nuk keni nevojë të qendroni nën ujin e ftohtë për shumë kohë për të parë përfitimet e dukshme te flokët dhe lëkura,” thotë Dr. Cheung. “Një shpëlarje e shkurtër, për 10 sekonda në fund të banjës mjafton për të arritur rezultatet.”

Nëse nuk funksionon për ju, mos hiqni dorë nga banjat e ftohta në përgjithësi. Ndiqni këshillën e 10 sekondave, pomponi me kujdesi pershqirin për të tharë lëkurën dhe hidratoni lëkurën me krem. Dhe tani shijoni shkëlqimin!

Burimi: www.health.com