Blogje

Ndoshta Freud kishte të drejtë për mënyrën si është strukturuar mendja

Nga: Pikkom

Data 10-08-2016

Ndoshta Froid kishte të drejtë për mënyrën si është strukturuar mendja

Ja një fakt interesant: Sigmundi i vjetër, ai adhurues i simbolit falik, tymoste 20 cigare në ditë për vite të tëra, gjë që çoi në rreth 34 ndërhyrje kirurgjikale, zhvendosje të nofullës dhe për rrjedhojë edhe vdekjen e tij si pasojë e eutanazisë. Një tjetër fakt Froidian, ishte pretendimi i tij për t’i dhënë botës një të vërtetë të tretë jo të kënaqshme: Koperniku i tha botës, që toka nuk ishte qendra e universit; Darvin tha që njeriu është, në fund të fundit, një kafshë dhe Froid, që mendja e ndërgjegjshme, ishte thjesht maja e dukshme e ajsberbut, pasi në të vërtetë ne kontrollohemi nga nënvetëdija. Kjo na çon në faktin e tretë interesant. Pavarësisht, se është shmangur masivisht si një fanatik empirikisht i papërgjegjshëm dhe tmerrësisht intelektual, ai mund te ketë patur të drejtë në lidhje me teoritë e tij për mënyrën si funksionon truri i njeriut.

Siç mund edhe të mbani mend, Froidi e ndau psikikën në ego, instinkt dhe superego. Nëse ndiheni simpatikë, quajeni këtë efekt “Triumvirate Froidiane”(shpjegimi në fund). Instinktet janë “agjensia më e vjetër dhe primitive psikike,” siç e përcakton psikologu Daniel K.Lapsley, i Universitetit të Notre Dame dhe si e tillë, gjendet aty, ku stimujt (zakonisht ato seksualë), ju shtyjnë drejt kënaqësisë. Egoja është “zbatuesja”, shkruan ai, duke qenë se ajo pajton kënaqësitë e instinkteve me tekat e realitetit dhe po këtu, arsyeja merr jetë. Superegoja është zona e ideales, ku ndjenja e përgjegjësisë, censurës dhe drejtësisë, janë principe, zakonisht, të mësuara nga prindërit dhe kultura.

Axel Cleeremans, psikolog konjitiv i Universitetit të Brukselit, shpjegon gjatë në lidhje me temën, në një leksion të tij, gjatë  konferencës vjetore të Shoqatës së studimit shkencor të Vetëdijes. Ndër të tjera shpreh:

“Instinktet janë pjesë e nënvetëdijes, ose ideja që ka një grupim të madh përfaqësish, që qendrojnë aty dhe influencojnë proçesin e vazhdueshëm, por pa iu mundësuar ndërgjegjësim i vetëdijshëm… Superegoja është e lidhur me dijeninë, për sa i përket mënyrës si funksionojnë proçeset e mendimit të të tjerëve dhe me ndjesitë që përjetojmë sapo zgjohemi, mendimet që kemi, të cilat monitorohen dhe kontrollohen nga sistemi shtesë.”

Sigmund Froid në zyrën e tij në Vienë, rreth vitit 1937. Fotografia është shkrepur nga princesha Evgjeni e Greqisë, e bija e Marie Bonaparte.

Shumë interesante, është lidhja mes metakonjitivitetit dhe superegos. Metakonjiviteti, ose ndërgjegjësimi në lidhje me ngjarjet personale mendore, të cilat janë zbuluar se luajnë një rol në mënyrën si sillemi dhe mendojmë. Njerëzit shumëfunksionalë janë shoferë më të këqinj, por më me vetëbesim, për shkak të pranisë së pakët të metakonjitivitetit. Në mënyrë të anasjelltë, një nga gjërat, që ndodh si pasojë e metiditimit të vazhdueshëm mindfulness, është stërvitja e metakonjititvitetit, pasi fillon të njohësh mendimet e tua. Siç thotë edhe neurologja Sara Lazar e Universtitetit të Harvardit, stërvitja e vëmendjes të ndihmon të fokusohesh dhe metakonjititviteti të ndihmon të shohësh gjërat e ndërgjegjes minimale në kokën tënde. “Ti mendon se është e gjithë kjo është e mërzitshme, por çfarë ndodh më pas? Fillon të vësh re mendime të vogla dhe ndjenja nga një portë e pasme,” shprehet ajo. “Këto mendime ndodhin gjatë gjithë kohës dhe ne humbasim rreth 80-90% të tyre. Kupton, që ka shumë gjëra që ndodhin në kokën tënde, të cilat nuk i ke njohur më parë.”

Ka shumë kuptim kur sheh kështu: Nëse, e konsiderojmë superegon si “agjensi psikike”, e cila kujdeset më të bërit të gjërave siç duhet, sa më shumë të jesh në dijeni të gjërave që ndodhin në kokën tënde, aq më i përgjegjshëm bëhesh. Mekanika e meditimit mindfulness, është konsideruar si trajnimi i dhembshurisë. Në ekperimente të njëpasnjëshme, njerëzit që kishin ndjekur një kurs meditimi prej tetë javësh, ishin dy herë më shumë të predispozuar, sesa një grup kontrolli, t’i lironin vendin e tyre një pjesëmarrësi, i cili nuk mund të qendronte në këmbë, për shkak të një dëmtimi. E thënë ndryshe, sa më i fortë të jetë metakonjitiviteti juaj, aq më shumë vepron superegoja juaj. Froidi do të ishte shumë krenar.

Triumvirate: në Romën e  lashtë nënkuptonte tre personat, që kishin fuqi politike dhe udhëheqëse më të mëdha, apo që përbënin një koalicion sundues.

Burimi: www.nymag.com