BUZZ

Në mes të koncertit, Harry Styles fillon e jep këshilla lidhjesh, që ndoshta ju hyjnë në punë!

Nga: Pikkom

Data 24-09-2021

Kujt mund t’ia besoni problemet e dashurisë, më mirë se sa Harry Styles? Më 22 shtator, gjatë ndalesës së tij “Love on Tour” në Saint Paul, Minesota, këngëtari i ” Watermelon Sugar”, tha disa këshilla ekspertësh për këdo që po pyet nëse duhet t’i shkruajë ose jo dikujt.

Sipas Harry-t, nëse ju duhet të pyesni, me siguri tashmë e dini përgjigjen. Fjalët e këngëtarit erdhën kur një fanse nga skena mbante një poster që shkruante: “A duhet t’i dërgoj një mesazh?”

Sigurisht, kishte shumë gjëra që mungonin: A duhet t’i shkruante ish-it? Djalit që pëlqente? Apo dikujt që pa rastësisht në Tinder? Fatkeqësisht, shumë detaje mungojnë nga situata, por Styles kishte çfarë të thoshte gjithsesi:

“Sipas mendimit tim, nëse ‘duhet’, atëherë kjo nuk është më as pyetje”, thotë Harry në klip. “Ndoshta po pyet veten: A duhet t’i shkruaj, mos po i shkruaj shumë shpejt ose po mendon t’i shkruash për dy herë rresht…Mendimi im personal është se nëse sheh se po luajnë lojëra: Plehra, plehra, plehra, jo për ju!”, përfundon 27-vjeçari, shoqëruar me mijëra brohoritje.

https://twitter.com/OliviaAloud/status/1440873024983498752?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1440873024983498752%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.anabelmagazine.com%2Fnews%2F59644%2Fne-mes-te-koncertit-harry-styles-fillon-e-jep-keshilla-lidhjesh-qe-ndoshta-ju-bejne-pune

Burimi: Anabel