BUZZ

Netflix publikon trailerin e dokumentarit ‘Britney Vs Spears’: ‘Sekretet dhe heshtja do të marrin fund’

Nga: Pikkom

Data 24-09-2021

Eshtë publikuar së fundmi traileri i parë i plotë i Britney vs Spears, një dokumentar në Netflix, nga Erin Lee Carr, që do të eksplorojë betejën ligjore mbi shëndetin mendor të yllit të popit, autonominë dhe kujdestarinë e diskutueshme të mbikëqyrur nga babai i saj.

Traileri hapet me zërin e regjistruar të Spears: “Unë thjesht dua që jeta ime të kthehet,” thotë ajo.

“Unë kam punuar gjithë jetën time,” vazhdon Spears. “Unë nuk u kam borxh asgjë këtyre njerëzve.”

Vitin e kaluar, Britney ka shprehur shqetësimin me dokumentarët për jetën e saj. Pas publikimit të Hulu: “Framing Britney Spears” në shkurt, ajo pranoi se qau për dy javë mbi dokumentarin dhe “ishte e turpëruar nga vëmendja”.

Sipas një njoftimi për shtyp, dokumentari, i cili do të dalë në qarkullim më 28 shtator, do të tregojë “historinë shpërthyese të jetës së Britney dhe përpjekja për liri” që përmban punë hetimore shumëvjeçare, intervista ekskluzive dhe dokumente të reja.