Përditë

Një mjek tregon sekretet e tij për të patur energji gjatë gjithë ditës!

Nga: Pikkom

Data 13-07-2021

Mjeku, Ali Abdaal, në një video në YouTube tregon “pse nuk lodhet kurrë”, duke zbërthyer gjithë këshillat që ai ndjek për të patur gjithnjë energji. 

Ndoshta më e rëndësishmja, sipas tij, është fakti që ka ndaluar të marrë telefonin me vete në shtrat dhe në vend të kësaj lexon rreth 20 minuta para se të flejë. 

“Ky është ndoshta sekreti im më i rëndësishëm”, shprehet ai, duke shtuar se ka blerë një alarm me zile për t’u zgjuar pa ndihmën e telefonit. 

Bazuar në gjetjen e librit të Matthew Walker, “Pse flemë”, Abdaal rregullon temperaturën e dhomës duke e vendosur në 19 gradë Celcius, temperaturë shumë më e ftohtë se temperatura normale e saj, por që është cituar të jetë “optimale, kur temperatura e trupit fillon të bjerë dhe ne jemi në gjumë”.

Kur bëhet fjalë për gjërat që ai bën gjatë ditës për të ndihmuar në gjumë të qetë, Abdaal nuk pi kurrë kafe nëse ka kaluar ora 14:00. Së fundmi, ai praktikon “strategjinë e pilotit” për të fjetur në më pak se dy minuta. Ndërsa shtriheni në shtrat, qëllimi është të relaksoheni të gjithë muskujt e fytyrës tuaj. Pastaj, kaloni në relaksimin e muskujve të këmbës.

“Nëse nuk kam rënë në gjumë deri atëherë, mundohem të relaksoj krahët, gishtat, bërrylat, shpatullat”, thotë ai. Sapo gjithçka relaksohet, unë përqendrohem në frymëmarrjen brenda-jashtë.”

Burimi: Men’s Health