BUZZ

Një test i thjeshtë mund të përcaktojë nëse keni nevojë për syze

Nga: Pikkom

Data 30-05-2017

Nëse shihni Marilyn Monroe në foton më poshtë, me shumë mundësi keni nevojë për syze. 

Sipas Daily Mail, studentët e Institutit të Teknologjisë në Massachusetts krijuan një iluzion optik disa vite më parë që nga ana tjetër shërben si test për të përcaktuar problemet me shikimin.

Në foto duket një imazh i sfumuar i Marilyn Monroe i mbivendosur në foton e Albert Einstein.

273E17A100000578-3024005-image-m-28_1428022271186

Sytë e shëndetshëm do të shihnin vetëm Albert Einstein nga një distancë normale

Marilyn Monroe, do të ishte më e dukshme nëse sytë do të proçesonin imazhet nga afër si nga ndonjë largësi shumë herë më e madhe.

Sytë e shëndetshëm do ta shihnin Marilyn Monroe nëse do t’i largoheshin shumë ekranit:

einstein.monrow

Iluzioni tregon që tiparet, si linjat shumë të theksuara të Einstein janë të dukshme nga afër, ndërsa tiparet më pak të theksuara në imazh mund të vihen re nga një distancë më e madhe.

Burimi: www.elitedaily.com