Shëndet

Puçrrat në këto vende në fytyrë, tregojnë shqetësimet që keni

Nga: Pikkom

Data 06-07-2021

Nëse puçrrat dhe aknet ju paraqiten vetëm në fytyrë, zakonisht nuk nënkupton ndonjë problem të madh përveç atij estetik. Megjithatë, nëse fillojnë të paraqiten në pjesë të tjera të trupit, mund të jetë tregues i problemeve shëndetësore.


Krijimi i akneve dhe puçrrave në fytyrë dhe në trup më së shpeshti vjen si pasojë e higjienës dhe ushqimit të keq. Çfarë nënkuptojnë aknet dhe puçrrat në pjesë të ndryshme të trupit, mund të lexoni më poshtë.


Zona 1 : Hormonet Sikurse në nofull, aknet në qafë mund të tregojnë punë të intensifikuar të gjëndrrave mbiveshkore, arsyet tjera mund të jenë stresi apo konsumi i tepërt i sheqerit.


Zona 2 dhe 3: Stresi Aknet në shpatulla tregojnë se jeni nën stres dhe jeni të prekshëm.


Zona 4: Probleme me tajitjen e ushqimit. Aknet në gjoks paraqesin problem me tajitjen e ushqimit, ushqim të keq, shprehi të këqija në të ushqyer, përdorim i ushqimit pikant dhe i pijeve shumë të ftohta.


Zona 5 dhe 6 :Vitaminat. Aknet në duar lajmërohen sikurse pika të kuqe të vogla. Shkaktarët më të zakonshëm janë qarkullimi i dobët i gjakut dhe shtresimi i qelizave të vdekura në rrënjët e qimeve, sikurse edhe mungesa e vitaminave në organizëm.
Mësoni ata me jetën!


Zona 7: Sheqeri. Në stomak nuk ndodhen shumë gjëndrra për djersitje andaj paraqitja e puçrrave këtu nënkupton nivele të larta të sheqerit.


Zona 8 : Higjiena apo sëmundjet ngjitëse. Në zonën e organeve seksuale, puçrrat nënkuptonë higjienë të keqe apo sëmundje seksualisht ngjitëse.


Zona 9 dhe 10: Lëkura e ndjeshme dhe alergjitë. Puçrrat në kofshë zakonisht janë reaksion i qumështit për trup, xhelit të dushit, detergjentit të veshjve të brendshme.


Zona 11 dhe 12: Nervoza dhe tretja e ushqimit. Shpina është pjesa më e zakonshme e akneve dhe puçrrave, ndërsa shkaktarët më të zakonshëm janë alergjitë, djersitja e tepërt, higjiena e dobët, ushqimi me shumë yndyrë dhe pagjumësia.


Zona 13 dhe 14: Tretja e ushqimit.Janë tre arsye kryesore për paraqitjen e akneve në prapanicë: veshjet e brendshme të papastra, lëkura shumë e thatë dhe ushqimi i keq apo problemet me tretjen e ushqimit.

Burimi: Mjekesia