BUZZ

Qeveria Italiane lehtëson masat, hapen kinematë, më shumë tifozë në stadiume

Nga: Pikkom

Data 11-10-2021

Qeveria italiane vendosi që masat kufizuese të lehtësohen duke filluar nga data 11 tetor. Vendimi hap kinematë dhe teatrot me 100 për qind të kapaciteteve, 60 për qind salla sportive, 75 për qind stadiumet dhe 50 për qind diskotekat në ambiente të brendshme e 75 për qind ato në ambiente të hapura.

Lehtësimet do të zbatohen vetëm në rajonet që nuk bëjnë pjesë të zonat e kuqe, që vlerësohen me numër të lartë infeksionesh. Ministri i Shëndetësisë deklaroi vendi po hapet falë fushatës së vaksinimit dhe pasaportës së sigurisë.

“Nëse sot po shkojmë drejt normalitetit të plotë, kjo ndodh sepse ne kishim guximin t’u shpjegonim italianëve se pasaporta e vaksinimit do të ishte mjeti kryesor përmes të cilit do të mbroheshin qytetarët duke shmangur infeksionet e reja”, tha ai.

Italia renditet ndër vendet me numrin më të lartë të njerëzve të vaksinuar në Europë që njëkohësisht mori edhe masa kufizuese të rrepta. Aktualisht përqindja e njerëzve të vaksinuar me një dozë është rreth 85 për qind, ndërsa me të dyja dozat rreth 80 për qind.