BUZZ

Rei Nuriu kthehet pas dy sezonesh te Dinamo

Nga: Pikkom

Data 23-07-2021

Rei Nuriu sërish me ngjyrat blu të Dinamos. Klubi kryeqytetas, i sapokthyer në Superiore pas nëntë vitesh në Kategorinë e Parë i beson sërish mesfushorit 22-vjeçar, i cili ka qenë pjesë e 18 herë kampionëve të Shqipërisë në periudhën 2017-2019.

Nuriu luan mesfushor qendre ndërsa vjen te Dinamo pasi fitoi përvojë me Skënderbeun dhe Kastriotin në Superiore.

Kujtojmë që Rei Nuriu është formuar në akademinë e Tiranës dhe ka qenë pjesë e ekipit të parë bardheblu në sezonin 2016-2017.

Burimi: Top Channel