BUZZ

Rita Ora nuk i ndahet palestrës, vazhdon të marrë vëmendjen me linjat atraktive rrugëve të Hollywoodit

Nga: Pikkom

Data 01-07-2021

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, po përgatitet për publikimin e këngës së saj më të re “You For Me”, që do ta sjellë nesër më 2 korrik.

Rita u pa duke lënë palestrën e saj në perëndim të Hollywoodit të mërkurën, teksa po vazhdon të shijojë qëndrimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këngëtarja 30-vjeçare, shfaqi muskujt e saj të formësuar të barkut në një veshje sportive ngjyrë vjollce, e cila nxirrte në pah format e saj të bujshme të trupit, shkruan DailyMail.

Rita veshi një palë geta dhe bluzë të së njëjtës ngjyrë që kombinoheshin mjaft bukur me njëra-tjetrën.Reklamë

Ajo e kombinoi pamjen e saj elegante sportive me një palë çorape të bardha dhe atlete.

Rita nuk kishte fare makijazh në fytyrë, gjersa flokët e saj bionde ishin të lidhura.

Interpretuesja e hitti u kujdes që të qëndronte e hidratuar gjatë seancës rraskapitëse duke marrë me vete një shishe me ujë.

Kjo paraqitje e Ritës vjen vetëm pak ditë pasi ajo ka paralajmëruar se do të publikojë këtë të premte këngën e saj verore me titull “You For Me” në bashkëpunim me DJ Sigala.

Ajo ka bashkëpunuar edhe më parë me Sigalën, në këngën “Coming Home” në vitin 2015, e cila ishte shumë e suksesshme.

Burimi: Gazeta Express