Blogje

Rreziku i të qenurit “të zgjuar”

Nga: Pikkom

Data 10-08-2016

Shkrimi i Jonah Lehrer për The New Yorker, detajon disa kërkime shqetësuese mbi aftësitë njohëse dhe të mendimit nëpërmjet paragjykimit, duke theksuar që “inteligjenca duket sikur i përkeqëson gjërat.” Kjo ndodh, siç shprehin edhe Richard West me kolegët në studimin e tyre, “njerëzit, që ishin të ndërgjegjshëm në lidhje me paragjykimet e tyre, nuk ishin më të predispozuar për t’i ndryshuar ato te vetja.” Të qenurit më të zgjuar, nuk ju bën më të mirë në pikëpamje të pajustifikuara dhe besime të gabuara, të cilat më pas kanë një ndikim shumë të madh në jetën tuaj. Njerëzit më të zgjuar janë më të aftë të shprehin veten, të përjashtuar nga inkonsistenca, gabimet dhe dështimet e dukshme në racionalitetit, ndërkohë, ka të ngjarë, të jenë shumë kritikë ndaj të tjerëve, të cilët shfaqin gabime të ngjashme.

Pikëpamja e Michael Shermer, kur pyetet pse njerëzit e zgjuar besojnë gjëra të cuditshme, si kreationizmi(creationism), fantazmat dhe përrallat: “Njerëzit e zgjuar janë shumë të zotë në racionimin e gjërave, të cilat i besojnë për arsye jo aq të zgjuara.” Nëse keni debatuar ndonjëherë me një person të zgjuar, për një besim qartësisht të metë, si fantazmat apo astrologjinë, do të kuptoni këtë: justifikimet e tyre përgjithësisht janë të paqarta, ngrenë supozime të çuditshme në fusha, të cilat me shumë mundësi, nuk i keni konsideruar ndonjëherë të qenësishme dhe janë të gjitha të lidhura bashkë në mënyrë “elokuente” vetëm sepse personi është i zgjuar.

Është ngacmuese që njerëzit e zgjuar, në fakt, janë më keq se të tjerët, vetëm sepse nuk njohin gabimet dhe paragjykimet, si pasojë e një ndjenje kompleksi justifikues që i kanë edukuar vetes. Ngacmimi ndodh, sepse ne presim, që njerëzit e zgjuar të jenë ata të përjashtuarit nga çdo kompleks. Megjithatë, pritshmëria, si gjithmonë, i lë vend provave. Ndoshta, të gjithë duhet të presim shumë nga inteligjenca, pavarësisht si e konceptojmë, ka lidhje me mënyrën si mendojmë dhe jo me përmbajtjen e mendimeve. Kjo do të thotë, që edhe nëse besimi është në fakt absurd, metoda e përthithjes mund të jetë e zgjuar(siç mund të jetë teologjia e sofistikuar). Por, kjo është vetëm një mënyrë dhe supozohet se ekziston një përcaktim të inteligjencës, gjë që është tejet e vështirë të studiohet, pa marrë parasysh matjen.

Megjithatë, kjo konfirmon diçka më shumë praktike. Siç thotë Lehrer, ne jemi të aftë të dallojmë të metat te njerëzit e tjerë. Nëse kjo është e vërtetë, konfirmohet edhe një herë pikëpamja e mësipërme, që ne nuk duhet të duam një botë, në të cilën marrëveshja gjendet kudo. Duhet të mirëpresim kritikat dhe argumentat, pasi pavarësisht sa të zgjuar jemi, mund ta kemi gabim për gjëra të caktuara. Jemi tërësisht të metë dhe të gabueshëm nga natyra.

rreziku i te qenurit te zgjuar 2

Njerëzit e zgjuar shpesh do të tentojnë të shmangin çdo kritikë, sepse janë të bindur që nuk gabojnë, si pasojë e aftësive të tyre të të menduarit, mundet edhe të kundërshtojnë kritikat edhe pse në vetvete kritika ka baza të forta. Njerëzit e zgjuar janë të vështirë për t’u mundur në rast se kritika është thënë, apo shqiptuar me gabime gramatikore, leksikologjike. Është, që në fillim, e vështirë të përpiqesh të bindësh një person të zgjuar, që po gabon, në mënyrë të arsyeshme dhe të provuar, por kjo gjë e bën atë të bindet më shumë për pikëpamjet e tij nëse shikon opozitarë përreth.

Ironia është, sigurisht, që nëse njerëzit e zgjuar, janë të aftë të dallojnë të metat te të tjerët, por totalisht të paaftë të kuptojnë mangësitë te vetja e kjo e bën gjithë këtë diskutim, të duket i kotë. Gjithsesi, njerëzit e zgjuar, në një pikë, do të ndihen të mposhtur, megjithëse të zgjuar e gjithmonë të drejtë, me prova të pakundërshtueshme, mund t’u shkaktohet një dëm i madh në nivelin e konfirmimit ndërpersonal.

Harrojmë, që të mësuarit të diçkaje të re, zakonisht, do të thotë ç’rrënjosje e paragjykimeve, me të cilat ndodh të jemi rritur: prandaj, nëse jemi të zgjuar dhe nuk jemi sfiduar në momente dobësie në rini, në lidhje me pikëpamjet ngulitura prej kohësh, atëherë kur paraqiten kundër-argumentet, besimet këqija janë thurur aq fort për shkak të të qenit të zgjuar, sa nuk mundemi të sajojmë një kërcënim tjetër. E mëparshmja, në vetvete, duhet të zhbëhet me kujdes.

Sipas Lehrer, në një nga shkrimet e tij, kjo është arsyeja pse njerëzit nuk besojnë në shkencë, veçanërisht për shkak se 46% besonin në kreationizëm në vitin 1982 dhe rreth 44% besojnë po në kreationizëm sot. Shkenca është, sipas përkufizimit të Lewis Wolpert, “Jo e natyrshme”: mendimi praktik “nuk do t’i japë kurrë një shpjegim natyrës së shkencës. Idetë shkencore janë, me përjashtime të rralla, në kundërshtim me ato intuitive, të bërit shkencë kërkon një vetëdijësim në lidhje me grackat e mendimit natyral.” Jo vetëm pikëpamjet shkencore të llojit “Nga kemi ardhur?”, janë në kundërshtim me intuitën, por edhe kur shoqërohen me prova per ekzistencën e tyre, njerëzit duhet t’i kalojnë pikëpamjet e tyre të vjetra, të ngulitura thellë. Nëse këto pikëpamje janë të ngulitura dhe më tej në aftësitë e një personi të zgjuar, nuk është çudi që ta bëjë punën më të vështirë.

Edhe një herë, kjo nuk duhet të na bëjë apatikë në përpjekjet për të bindur njerëzit,  madje edhe ata të zgjuar. Të qenurit të zgjuar, nuk të jep të drejtë: thjesht të bën, në shumë aspekte, më të mirë në të menduar nga çfarë je.

Burimi: www.bigthink.com