Përditë

Sezoni Veror Rigjallëron Charterat Turistik – Shtohen Linjat Direkte Drejt Tiranës

Nga: Pikkom

Data 13-07-2021

Në një kohë që sezoni turistik zyrtarisht është çelur në mbarë vendin, Aeroporti Ndërkombëtar Nënë Tereza, vijon të pres turistë të huaj. Destinacionet e reja të fluturimeve  drejt Rinasit sa vijnë e po shtohen, duke shtuar shpresën për një sezon të mbarë veror.

Shqipëria është deklaruar si një vend COVID-free nga ana e qeverisë duke hapur dyert për të gjithë turistët që do të duan ta vizitojnë.

Pas charterit nga Ukraina, që solli në vendin tonë 200 turistët e parë në fillim të majit, kësaj here ishte rradha e turistëve polak, të cilët prej vitesh janë kthyer si pushues besnik të vendit tonë.

Polakët e kanë nisur sezonin turistik në vend duke u kthyer sërish në një nga grupet e rëndësishme të turizmit të organizuar në vend lokalizuar kryesisht në zonën e Golemit, por shtirë edhe në Vlorë apo në Sarandë me mbërritje nga Korfuzi.

Pavarësisht pandemisë duket se me polakët ka ndodhur i njëjti skenar si vitin e shkuar kur mes dy vende u ra dakord për një “korridor” transporti vetëm për turistët. Edhe pse më të paktën në numër polakët ishin ndër të paktat grupe të huaja veç bjelloruseve dhe ukrainasve që vizituan Shqipërinë në vitin më të vështirë, thekson revista Monitor. Madje në Rinas po ulen deri në 9 charter në ditë nga qytetet polake, deklaron revista Monitor.

Ndërkohë më 16 qershor, do të zbres edhe charteri nga Çekia, ndërsa po vijojnë ata nga tel Avivi, Bjellorusia dhe Ukraina, duke premtuar për një sezon të mbarë turistik.

Duhet theksuar se pak ditë më parë drejt aeroportit të Rinasit nisën edhe fluturimet midis Tiranës dhe Riadit të Arabisë Saudite. Fluturime këto që do të operojnë me kryeqytetin e Arabisë Saudite tre herë në javë, duke vendosur një Airbus A320.

Risi për këtë vit është edhe linja direkte mes Moskës dhe Tiranës, lajmëne bëri të ditur vetë Aeroporti i Tiranës,  i cili njoftoi se më 20 Qershor 2021, fillojnë fluturimet direkte me Tiranën një herë në javë me kompaninë ajrore Ural Airlines (çarter turistik).

Sipas njoftimit të TIA, Moska është një ndër qytetet më të vjetra dhe më të bukura të Rusisë, ndodhet në pjesën europiane të Rusisë. Rusët prej vitesh janë të dashuruar me plazhet e Ballkanit, urojmë që kjo linjë ajrore të kthehet në një ogur i mirë për të sjell turistë të shumët nga Moska e për t’u prezantuar me bukuritë tona natyrore, me plazhet, me zonat malore, por edhe me kulinarinë karakteristike që të gjithë na e lakmojnë.

Burimi: IntoAlbania