Blogje

Si të ndërtoni një rutinë më të mirë mëngjesi

Nga: Pikkom

Data 19-05-2017

Nga Sarah Wilson për www.blog.hellosundaymorning.org

Pothuajse çdo mëngjes zgjohem, pi një gotë ujë të vakët. Ndërkohë kontrolloj e-mailet e mia dhe ushtrohem për 30 minuta mesatarisht. Më pas meditoj, bëj një banjë dhe ha mëngjesin. Është momenti më i mirë i ditës sime.

Kjo ishte një përmbledhje shumë e shkurtër. Por unë do të flisja me shumë siguri në lidhje me diçka që kam vënë rë gjatë viteve të shumta të eksperiencës duke intervistuar qindra filozofë, shkrimtarë, politikanë, studiues dhe të famshëm, të gjithë me shumë mundësi të famshëm ose jo. Por me interes është gjithnjë si e planifikojnë mëngjesin e tyre. Një tjetër vëzhgim: njerëzit e suksesshëm kanë rutina të imagjinueshme dhe të ngurta mëngjesi. Si e fillon ditën dikush është informacioni më intim që mund të japim por duhet të kuptojmë nëse ne po ndjekim rregulla të sakta për mëngjeset tona.

Nëse i ndiqni blogjet më të fundit mund të keni lexuar që gjithnjë e më shumë njerëzit këmbëngulin në përcaktimin e një rutine të mirë për mëngjeset e tyre. Në përgjithësi nuk mungon të ushtruarit diku aty. Charles Darwin nuk humbte kurrë rutinën e tij stërvitore kur zgjohej nga gjumi. Ngrihuni dhe dilni nga shtëpia përpara se të zgjohet truri dhe të ndryshojë mendje.

Rutinat pa kompromise të detyrueshme janë më të mirat. Leo Barbatua kaloi muaj të tërë që të mësohej duke bërë katër gjëra në mëngjes: të pinte ujë, të reflektonte pak në jastëk, të lexonte diçka frymëzuese dhe më pas të fillonte të shkruante. Madje hoqi dorë nga të ngrënët dhe të ushtruarit deri në mesditë që ta fillonte ditën më mirë dhe më shpejt.

Living_Intentionally

Për një gjë mund të arrijmë konsensus: që është shumë më mirë t’i futesh punës kur ndihesh kreativ. Shumë shkrimtarë fillojnë të shkruajnë sapo hapin sytë në mëngjes. Siç thoshte dhe William Blake, “Mendoni në mëngjes dhe veproni në mesditë.”

Me gjithë këtë analizë që u bëmë mëngjeseve të njerëzve të tjerë, lindin dy çështje për t’u marrë parasysh në lidhje me rutinat. Së pari, të paturit të një rutine funksionon gjithnjë.

Së dyti, të ndjekurit të një teknike për të vënë në vijë ditën është çelësi. Mikja ime, Kersti, avokate në New York, lexon materiale në lidhje me kafenë përpara se të ngrihet nga krevati. “Më bën të mendoj që mund t’ia hedh paq ditës pa e humbur tërësisht veten.” Benjamin Franklin i dedikonte orarin 5-7 të mëngjesit reflektimit në lidhje me pyetjen, “Çfarë të mire do të bëj sot?”

Këtë javë vendosa të ndryshoja pak rutinën time të mëngjesit. Besoj se shkoi mirë. Duke qenë ditë e Dielë është momenti që edhe ju të reflektoni në lidhje me rutinat mëngjesore të javës që po vjen.

Burimi: www.blog.hellosundaymorning.org