Blogje

Si të përgatisni sapunë në kushtet e shtëpisë

Nga: Pikkom

Data 20-05-2017

Ndonëse virtyti i patërtisë mund të mos jetë ndër më të shtrenjtët, të mësuarit si të përgatisni sapunë ju mundëson të eksploroni aftësitë tuaja krijuese.

Ju tërhoqi ideja?

Llojet e sapunëve varen nga ingredientët e përdorur në përgatitjen e tyre, por përgjithësisht të gjithë janë të varur nga reaksioni që kanë përbërësit kur kombinohen. Përgjithësisht të gjithë sapunët e përgatitur në kushtet e shtëpisë përdorin ingredientë cilësorë që përdoren gjithashtu në përgatitjen e ushqimeve të caktuara.

Edhe pse nuk është një listë përmbledhëse e të gjithë llojeve të sapunëve të përgatitur në kushtet e shtëpisë, këto janë disa prej tyre që mund t’i krijoni në kuzhinën tuaj.

Si t’i përgatisni sapunët
Kur bëhet fjalë për të përgatitur sapunin tuaj, më e mira është ta filloni thjeshtë. Ja pse kemi përgatitur një recetë duke përdorur vetëm bazë glicerine. Por me eksperiencën në përgatitjen e sapunëve mund të ndiheni të lirë të eksperimentoni me vajrat esencialë.

Të kombinuarit të vajrave të ndryshëm mund t’ju ndihmojë të arrini produktin final. Reaksioni mes vajrave si ai i ullirit dhe kokosit krijojnë një reaksion kimik që i kthen këto lëndë të lëngshme në sapun. Përbërje të tjera si gjalpi shea ofron cilësi hidratuese.

Më këtë prezantim të shkurtër le ta fillojmë shpjegimin më në thellësi të përgatitjes së sapunëve të ngurtë.  

Mblidhni ingredientët tuaj

Mblidhni të gjitha materialet që ju duhen në zhvillimin e proçesit dhe filloni nga puna. Ja çfarë ju duhet të dini në lidhje me ingredientët:

  • Bazë Glicerine: Blini një sasi glicerine nëse mundeni në markete bio ose farmaci.
  • Shkopa për të përzierë: Shkopa për përzierje mund të gjeni kudo ose një spatul të vogël.
  • Vajra esencialë: Edhe këta gjenden në market ose farmaci.
  • Alkol: Mund të gjeni alkol në farmaci.
  • Enë të përshtatshme për mikrovalë: Enë besoj se mund të keni por edhe nëse jo mund të blini një të përshtatshme për përdorim në mikrovalë, të pangjyrosur dhe mundësisht porcelani.
  • Kallëpë: Çfarëdo forme që funksionon për ju.

Përgatitni bazën e sapunit
Me të mbledhur materialet, hapi i radhës është të shkrini bazën e glicerinës. Prisni copa të vogla glicerine dhe vendosini në enën e mikrovalës për t’i shkrirë për 30 sekonda.

Përzieni dhe kombinoni
Përdorni një pajisje për të përzierë dhe shkrirë bazën e glicerinës. Më pas shtoni pika të vajit tuaj esencial dhe kombinojini.

Ndërkohë që këta ingredientë kombinohen, përdorni një shishe me sprucim për të shtuar pak alkol në kallëpë në mënyrë që të mos krijohen flluska në masën e sapunit.

Hidheni masën në kallëpë dhe prisni të shtrohet
Sapo të kombinohen ingredientët dhe kallëpët të jenë gati, hidheni masën dhe prisni të ftohet. Kur masa fillon të ngurtësohet nxirrini sapunët nga kallëpët. Nga ky hap mjafton të fërkoni duart me to dhe t’i shpëlani më pas.

Burimi: www.shopify.com