Shëndet

Si t’ia hidhni ftohjes brenda 24 orëve

Nga: Pikkom

Data 09-01-2017

Mos lejoni që të ftohtët dhe gripi t’ju mundin- ndiqni këtë udhëzues të aprovuar nga doktorët që me tështimën e parë.

Kur filloni të ndjeni simptomat e para të të ftohtit ose gripit, gjithçka mendoni të bëni është të mbuloni kokën me jorgan dhe të luteni për ndonjë mrekulli. Por, pasiviteti deri në shërim mund të kërkojë shumë kohë. Faleminderit, por jo! Luftojeni shpejt këtë gjendje. Ndiqni këto këshilla që në momentin e parë që keni tështima apo rrjedhje të hundëve dhe do të ndiheni sërish mirë brenda 24 orëve.  

7:00 Bëni një banjë të ngrohtë
Mund të jetë shumë e vështirë të ngriheni nga shtrati sapo zgjoheni, por një banjë e ngrohtë mund të pastrojë rrugët e frymëmarrjes, thotë E. Neil Schachter, autor i Udhëzuesit të doktorit për luftimin e gripit dhe të ftohtit.

8:00 Pini dy lugë shurup boronicash të zeza
Shurupi mund të gjendet në farmaci ose në dyqanet organike. Ky shurup përmban veti të përforcimit të sistemit imunitar, thotë Heather Jeney, pediatre në Oradell, NJ. Pini dy lugë shurup tre herë në ditë për të zvogëluar intensitetin dhe kohëzgjatjen e gripit dhe të ftohtit. Gjithashtu shërben si parandalues në rast se gjendeni të rrethuar nga njerëz të sëmurë.

9:00 Hani mëngjes të bollshëm me vezë dhe çaj
Vezët përmbajnë proteina, që përkthehen në nëntë aminoacide thelbësore, të cilët ndihmojnë sistemin imunitar të luftojë infeksionet, tregojnë studimet. Kombinoni vezët me një filxhan çaji me limon dhe mjaltë. Mjalti funksionon më mirë se shurupet e farmacive, duke lehtësuar kollën, thotë Zeyed Baker, shef pediatrie.  

12: 30 Spërkateni sallatën tuaj me qiqra dhe fara kungulli
Të dyja janë burime të mira të zinkut, një ushqyes që ndihmon në zvogëlimin e kohëzgjatjes dhe intensitetit të të ftohtit ose gripit, thotë Schachtner. Ose një zgjidhje tjetër mund të jetë zinku i farmacisë që mund të merret dy herë në ditë deri sa të kalojë më e keqja.

14:00 Pini shumë ujë
Koha për të rimbushur shishen e ujit. Hidratimi është shumë i rëndësishëm kur po luftoni një gjendje gripale, duke qenë se ngrohja e trupit shkakton humbjen e lëngjeve nga trupi duke rritur rrisqet për dehidratim. Për më tepër, marrja e lëngjeve të nevojshme, ndihmon në pastrimin e mbetjeve në mukusin e hundës dhe fytit, thotë Schachter. Kthejeni në objektiv konsumimin e një apo më shumë gotave ujë ose çaj, por sigurisht që edhe supërat ndihmojnë shumë në hidratimin e trupit.

15:00 Bëni një xhiro në ajër të pastër
Kur ndiheni të rraskapitur, një xhiro prej 20 minutash mund t’ju shtojë energjitë dhe të lehtësojë simptomat. Ushtrimet e lehta dhe të ecurit ndihmojnë në stimulimin e frymëmarrjeve të thella duke hapur kështu rrugët e frymëmarrjes. Ushtrimet gjithashtu shtojnë bakteret e shëndetshme në rrugët e frymëmarrjes, gjë që ndihmon në kontrollin e sistemit imunitar, sipas një studimi të revistës Gut.

18:30 Është koha për një supë me mish pule
Mamaja juaj kishte të drejtë kur ju ushqente me supë pule gjatë fëmijërisë suaj. Ngrohtësia dhe ingredientët e supës me mish pule mundin kimikatet që shkaktojnë inflamacion, thotë Schachter. 

21:00 Pastroni hundët dhe fytin
Mukusi që nuk pastrohet mund të acarohet gjatë natës dhe të shkaktojë infeksion, prandaj është e rëndësishme ta pastroni përpara se të bini për të fjetur. Përdorni solucion fiziologjik ose bëni gargarë me ujë me kripë për të luftuar bakteret, thotë Schachter. 

22:00 Përpiquni të flini
Kur luftoni të ftohtët ose gripin nuk ka qendrim zgjuar në orë të vona duke parë televizor. Trupi ka nevojë për të paktën shtatë deri në tetë orë pushim për të mundur gjendjen e sëmurë. Që të mos ndiheni të rënduar apo të bllokuar shtoni dhe një jastëk për të ngritur pak nivelin e pozicionimit të kokës ndërkohë që flini. Kështu ndihmoni sinuset të qendrojnë të hapura dhe të pastra, thotë Schachter.

Burimi: www.shape.com