Blogje

Studimet për gjumin kanë lajme të këqija për millennial-ët e vetmuar

Nga: Pikkom

Data 31-05-2017

Për shumë millennial-ë, të zgjuarit në mes të natës do të thotë t’i dorëzohen joshjes së tundueshme të rrjeteve sociale. Për këdo që i kalon orët e muzgut duke kontrolluar Facebook, Twitter, ose Instagram e kupton që kjo mënyrë nuk mund të krahasohet me të numëruarit të deleve dhe një studim më i fundit sugjeron një arsye tjetër pse kjo mënyrë e përkeqëson pagjumësinë. Mund ta humbisni gjumin sepse i gjithë ky kontroll ju bën të ndiheni të vetmuar.

Marsin e kaluar, kërkuesit raportuan që përdorimi i rrjeteve sociale lidhet me ndjesinë e vetmisë duke shpjeguar që të socializuarit nëpërmjet mollëzave të gishtave shpesh nxit ndjesitë e izolimit në vend të atyre shoqëruese. Në këtë studim të publikuar në botimin e revistës American Journal of Preventive Medicine, millennial-ët të cilët përdorin rrjete sociale 58+ herë më shumë në një javë janë tre herë më shumë të prirur të ndihen të izoluar nga shoqëria në krahasim me ata që e përdorin rreth 9 herë në javë. Në një studim tjetër, shkencëtarët raportuan për revistën Psychological Medicine që vetmia merr jetë gjatë natës. Në vëzhgimin e grupit prej 2,000 pjesëmarrësish, ata zbuluan që njerëzit e vetmuar ishin 24% më të prirur të ndiheshin të lodhur dhe vuanin të përqendroheshin gjatë ditës.

“Ndjesia e vetmisë lidhet me cilësinë e dobët të gjumit në përgjithësi,” shkruajnë autorët, duke shtuar që zbulimet e tyre theksojnë rëndësinë e të zbuluarit “që duhen bërë ndërhyrje të vogla për të minimizuar impaktin e vetmisë në afatgjatë.”

Vetmia pengon gjumin, ndoshta sepse aktivizon përgjigjjet e stresit psikologjik.

Në vend që të përqendrohej veçanërisht mbi efektin e rrjeteve sociale te gjumi, kërkimi zgjeroi këndvështrimin mbi efektin e vetmisë në gjumë. Për ta investiguar më në thellësi, kërkuesit e Universitetit King’s College në Londër mblodhën të dhëna mbi binjakët anglezë dhe ata nga Welsh-i, të moshës 18 ose 19 vjeç, që të kuptonin ndikimin e gjenetikës në zakonet e gjumit. Ata u interesuan veçanërisht për ato të dhëna që u nxorrën nga pyetje në lidhje me frekuencën e të ndjerit të vetmuar. 

Duke i krahasuar këto të dhëna me të tjera zakone të gjumit dhe cilësisë së këtij të fundit, si dhe aftësinë e tyre për të qendruar zgjuar gjatë ditës, kërkuesit nxorrën përfundimin që “vetmia lidhet pashmangshmërisht me cilësinë e dobët të gjumit sidomos në moshat e reja.”

Arsyeja më kryesore pse vetmia bëhet pengesë për gjumin, shkruajnë kërkuesit, është ajo që quajmë stres biologjik. Kur përgjigjjet e trupit ndaj stresit aktivizohen, trupi çlirohet psikologjikisht dhe çliron më shumë “hormon të stresit” ose ndryshe kortizol, duke çrregulluar kësisoj gjumin.

Por çështja e vetmisë, që hasin millennial-ët e pafjetur duhet kuptuar pse ndodh. Duke patur parasysh që pjesëmarrësit në studim, të cilët ishin më të ekspozuar ndaj krimit ose abuzimit seksual, kishin një lidhje rreth 70% më të fortë mes vetmisë dhe cilësisë së dobët të gjumit. Ata sugjerojnë që pagjumësia i bën të ndihen të pasigurt. Duke patur parasysh gjithashtu që njerëzit janë qenie shumë sociale ,të cilët e lidhin të qenurit pjesë e grupit me sigurinë, rezulton që “të qenurit të përjashtuar i bën të ndihen më vulnerabël.”

Kjo ndjenjë vulnerabiliteti nuk është e lehtë të shmanget, të paktën jo në kohë si këto të sotme. Fatkeqësisht, duket sikur socializimi modern, që po na e harxhon kohën në rrjete sociale, nuk ka të njejtin efekt, duke na bërë të ndihemi të vetmuar dhe të pagjumë kur kemi nevojë të ndihemi të sigurt dhe të pushuar mjaftueshëm.

Burimi: www.inverse.com